By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Korenica: Kurtin e njoftova për renovimin e vagonëve në Serbi, zgjodhi të heshtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Korenica: Kurtin e njoftova për renovimin e vagonëve në Serbi, zgjodhi të heshtë
TOP Momenti

Korenica: Kurtin e njoftova për renovimin e vagonëve në Serbi, zgjodhi të heshtë

Momenti
Published: August 24, 2026

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka deklaruar se e kishte informuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me kontratën për renovimin e vagonëve të Trainkos në Serbi, por se nuk kishte marrë asnjëherë përgjigje.

“E konfirmoj që nuk kam marrë përgjigje asnjëherë nga z. Kurti. Përveç tij kam njoftuar edhe të tjerë, por kanë zgjedhur ta heshtin këtë tender korruptiv që ka cenuar edhe sigurinë publike”, ka deklaruar Korenica për Telegrafin.

Your browser does not support the video tag.

Korenica kishte ngritur shqetësime lidhur me kontratën për renovimin e vagonëve të udhëtarëve në Serbi, duke pretenduar se kishte parregullsi në këtë proces dhe se çështja mund të cenonte sigurinë e transportit.

Lidhur me kontratën kanë reaguar edhe deputetë të Aleancës.

Daut Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosje për marrëveshjet e lidhura me kompani nga Serbia. Ai ka pretenduar gjithashtu se punëtorët janë larguar nga puna pasi kanë ngritur shqetësime dhe kanë bërë publike informacione lidhur me këto marrëveshje.

Në anën tjetër, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ramadani ka ngritur si shqetësim edhe kohën kur është nënshkruar kontrata me kompaninë serbe, duke theksuar se ajo është lidhur pak kohë pas sulmit në Banjskë.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë reagim lidhur me kontratën dhe pretendimet e ngritura nga deputetët e Aleancës. /Telegrafi/

You Might Also Like

Grubi do të ketë kohë shtesë për shqyrtimin e provave, seanca e radhës në shtator
Vdes 18-vjeçari nga Kosova, u gjet pa shenja jete në Shëngjin
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës
Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti
Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër

LEXO GJITHASHTU

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA
AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA
Lajme
Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
Lajme
Jashari: Deputetët e LVV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, Kuvendi duhet të konstituohet
Jashari: Deputetët e LVV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, Kuvendi duhet të konstituohet
TOP Momenti
23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “Grupin e intelektualëve”
23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “Grupin e intelektualëve”
TOP Momenti
Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli
Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli
TOP Momenti

You Might Also Like

Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Kërvasari të Malishevës e ku dyshohet se një grua shtatzënë u vra nga burri i saj
TOP Momenti

Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Kërvasari të Malishevës e ku dyshohet se një grua shtatzënë u vra nga burri i saj

August 24, 2026
Ish-deputeti i LVV-së: E kam informuar Kurtin për kontratën për renovimin e vagonëve në Serbi, u përballa me injorim
TOP Momenti

Ish-deputeti i LVV-së: E kam informuar Kurtin për kontratën për renovimin e vagonëve në Serbi, u përballa me injorim

August 24, 2026
Filipçe: Jemi gati për zgjedhje që nesër, por nuk do të jemi alibi e Mickoskit
TOP Momenti

Filipçe: Jemi gati për zgjedhje që nesër, por nuk do të jemi alibi e Mickoskit

August 24, 2026
14 armë zjarri sekuestrohen brenda një jave në Prishtinë
TOP Momenti

14 armë zjarri sekuestrohen brenda një jave në Prishtinë

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?