By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kontrolle në shkolla të Mitrovicës së Jugut e Skenderajt, gjenden armë zjarri e thikë- Policia jep detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kontrolle në shkolla të Mitrovicës së Jugut e Skenderajt, gjenden armë zjarri e thikë- Policia jep detaje
Lajme

Kontrolle në shkolla të Mitrovicës së Jugut e Skenderajt, gjenden armë zjarri e thikë- Policia jep detaje

Momenti
Published: May 20, 2026

Policia e Kosovës, ka njoftuar për disa kontrolle që janë kryer në shkolla të Mitrovicës së Jugut, dhe në të Skenderajt, ku është konfiskuar edhe një armë zjarri nga një nxënës.

Në njoftim shtohet se, tek nxënësi i shkollës së mesme të lart në Skenderaj, ku kontrolli është kryer nga vetë stafi i shkollës atje, është gjetur arma, 19 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë e armës së gjatë.

Your browser does not support the video tag.

‘’Policia ka konfiskuar të gjitha gjësendet e dyshuara dhe të dy nxënësit janë shoqëruar në stacion policor’’, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Realizohen kontrolle në shkolla, konfiskohet një armë zjarri nga një nxënës i shkollës së mesme në Skenderaj

Mitrovicë Jug/Skenderaj, 20 maj 2026

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e sigurisë në shkolla dhe përreth tyre, Policia në rajonin e Mitrovicës ka planifikuar dhe ka realizuar kontrolle të kohëpaskohshme nëpër shkolla.

Në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente, policia gjatë javës së kaluar ka realizuar kontrolle në tri shkolla të mesme të larta në Mitrovicë Jug ku janë kontrolluar 460 nxënës mirëpo tek nxënësit nuk është  gjetur asnjë mjet  i rrezikshëm apo i kundërligjshëm.

Sot, në njërën nga shkollat e mesme të larta në Skenderaj është realizuar një kontroll i nxënësve nga vet stafi i shkollës dhe pas përfundimit të kontrollit, njësia policore për sigurinë në shkolla është njoftuar nga drejtori i shkollës se gjatë kontrollit tek dy nxënës janë gjetur mjete të rrezikshme.

Tek një nxënës është gjetur një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa tek një nxënës tjetër janë gjetur:

• një armë zjarri e llojit pistoletë;

• 19 fishekë;

• një gëzhojë;

• një predhë e armës së gjatë.

Policia ka konfiskuar të gjitha gjësendet e dyshuara dhe të dy nxënësit janë shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtit janë intervistuar në prani të prindërve dhe mbrojtësve të tyre. Pas njoftimit të prokurorit për të mitur, me vendim të tij nxënësit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj nxënësit tek i cili është gjetur arma e zjarrit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kontrolle të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen andaj Policia apelon tek të gjithë nxënësit që të mos bartin armë dhe mjete të rrezikshme pasi që veprime të tilla paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe janë të ndaluara me ligj.

The post Kontrolle në shkolla të Mitrovicës së Jugut e Skenderajt, gjenden armë zjarri e thikë- Policia jep detaje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
TOP Momenti

You Might Also Like

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor

August 7, 2026
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 

August 7, 2026
Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?