By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komuna këmbeu 16 ari në Breg të Diellit për po aq ari në Gërmi, procesi vlerësohet si jo ligjor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komuna këmbeu 16 ari në Breg të Diellit për po aq ari në Gërmi, procesi vlerësohet si jo ligjor
Lajme

Komuna këmbeu 16 ari në Breg të Diellit për po aq ari në Gërmi, procesi vlerësohet si jo ligjor

Momenti
Published: May 16, 2026

Në Breg të Diellit, toka prej rreth 64 ari që familjet thonë se e kanë blerë në vitet ’70 u eksproprijua nga Komuna në vitin 1985, por sipas tyre, ata nuk u kompensuan kurrë.

Pas dekadash pritjeje dhe një beteje gjyqësore, Gjykata e Apelit vendosi në vitin 2024 se prona u takon banorëve. Por, ndërkohë që ata prisnin regjistrimin e saj në emrin e tyre, Komuna në vitin 2013 kishte vendosur që një pjesë e kësaj toke të këmbehej me një parcelë në Gërmi, për të cilën dokumentet tregojnë se ishte eksproprijuar dhe kompensuar shumë vite më parë.

Avokati i banorëve, Xhafer Tahiri, tregon shkeljet që sipas tij janë bërë fillimisht me këtë vendim të Kuvendit Komunal, në bazë të të cilit është nënshkruar edhe kontrata më pas në vitin 2024.

“Ky vendim i Kuvendit Komunal i vitit 2013, ne kemi gjetur se nuk është specifik, nuk e specifikon pronën që duhet t’i jepet palës tjetër. Në radhë të parë, ky vendim shkel Ligjin për Shpronësim, sepse Ligji për Shpronësim nuk lejon organin shpronësues që pronën e shpronësuar nga pronarët privatë t’ia kalojë një personi tjetër privat, dhe kjo është shkelja e parë themelore e këtij vendimi të Kuvendit të Komunës së Prishtinës të vitit 2013”, ka thënë ai.

Shkelje tjetër, sipas Xhaferit, është fakti që në këtë vendim nuk specifikohej saktë se cila pronë e Komunës po këmbehej.

Në vendimin e Kuvendit Komunal thuhej se prona do të këmbehej me një pjesë të parcelës 10012-0. Në kontratën e nënshkruar 11 vite më vonë, thuhej se do t’i ndahej pjesë nga parcela 10012-1. Ndërsa kur është bërë bartja e pronësisë, është ndarë parcela 10012-5.

“Tani shtrohet pyetja: kush vendosi që 10012-5 t’i takojë atij, kur vendimi i Kuvendit Komunal është 10012-0? Pra, kush ua dha këtë të drejtë zyrtarëve të caktuar në Komunë që parcelën 10012-5, në atë vend specifik, t’ia japin palës së tretë? Në këtë rast këto çështje e bëjnë këtë vendim tepër të diskutueshëm”, ka thënë avokati.

Veç këtyre, avokati thotë se nuk lejohej që brenda një vendimi të këmbeheshin tri prona njëkohësisht, duke shtuar se parcela 10012-0 përfshinte rreth 5 hektarë tokë, dhe nuk dihej saktësisht se cila pjesë e saj po këmbehej.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Breg të Diellit?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.

The post Komuna këmbeu 16 ari në Breg të Diellit për po aq ari në Gërmi, procesi vlerësohet si jo ligjor appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?