By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komisioni Evropian kritikon Turqinë për përjashtimin e Qipros nga përgatitjet e COP31: Veprim i papranueshëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komisioni Evropian kritikon Turqinë për përjashtimin e Qipros nga përgatitjet e COP31: Veprim i papranueshëm
Lajme

Komisioni Evropian kritikon Turqinë për përjashtimin e Qipros nga përgatitjet e COP31: Veprim i papranueshëm

Momenti
Published: May 28, 2026

Komisioni Evropian ka kritikuar Turqinë për përjashtimin e Qipros nga takimet përgatitore në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP31), që do të mbahet në Antalia në nëntor, duke e cilësuar këtë sjellje të Ankarasë si “të papranueshme”.

Sipas raportimeve të Politico, qeveria turke ka përjashtuar Qipron nga disa takime joformale përgatitore gjatë muajve të fundit.

Your browser does not support the video tag.

Ankara refuzon ose injoron kërkesat për takime dypalëshe të dërguara nga Qipro, megjithëse Nikozia përfaqëson aktualisht të 27 qeveritë e BE-së, pasi mban presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Shefi i Komisionit për Klimën, Wopke Hoekstra, deklaroi për Politico të enjten se sjellja e Ankarasë është e papranueshme “dhe nuk do ta pranojmë”. Ai theksoi gjithashtu: “Ose bashkëpunoni me 27 vendet, ose me asnjërin prej tyre”.

“Nëse synoni të organizoni një ngjarje ndërkombëtare, kjo duhet të jetë mbi çdo ndjeshmëri kombëtare që mund të keni,” shtoi zyrtari evropian.

Vlen të përmendet se Turqia nuk ka marrëdhënie diplomatike me Qipron. Komisioni u shpreh mbi këtë çështje edhe gjatë konferencës së sotme për shtyp të enjten.

“Ne kemi bërë të qartë se përjashtimi i një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara nga procesi përgatitor i konferencës COP31 nuk është i pranueshëm,” tha zëdhënësja Anna-Kaisa Ikonen. “Turqia na ka siguruar se Qipro nuk do të përjashtohet nga takimet përgatitore të ardhshme për COP31,” shtoi ajo. /Panorama

The post Komisioni Evropian kritikon Turqinë për përjashtimin e Qipros nga përgatitjet e COP31: Veprim i papranueshëm appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Izraeli paralajmëron Erdoganin: Mos na vini në provë me “aventura të rrezikshme” në Siri
Portugalia miraton “ligjin e burkës”, ndalon mbulimin e fytyrës në publik
Dyshohet se kontrabandoi migrantë me kamion, një person ndalohet në Han të Elezit
SHBA thirrje për formimin e institucioneve: Ngërçi i vazhdueshëm politik, po i humb mundësi Kosovës
Hoti: Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar nga ai thëngjill – sa të padijshëm e të mbrapshtë

LEXO GJITHASHTU

Sot mot i nxehtë
Sot mot i nxehtë
TOP Momenti
OBRM-PDUKM: Venko Filipce është anomalia e politikës në Maqedoni
OBRM-PDUKM: Venko Filipce është anomalia e politikës në Maqedoni
TOP Momenti
Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtojnë nënën dhe foshnjen
Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtojnë nënën dhe foshnjen
Lajme
Gjendet zarf me 29 mijë e 200 euro në një automjet në Vërmicë
Gjendet zarf me 29 mijë e 200 euro në një automjet në Vërmicë
Lajme
SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Zjarr në malin e Tërbunit, 15 banesa në rrezik në Qaf Mollë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri 
Lajme

Zjarr në malin e Tërbunit, 15 banesa në rrezik në Qaf Mollë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri 

August 20, 2026
Zelensky pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev: Na duhen më shumë sisteme Patriot
Lajme

Zelensky pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev: Na duhen më shumë sisteme Patriot

August 20, 2026
Perëndimi po blen kohë, por kujt po ia dhuron atë?
Lajme

Perëndimi po blen kohë, por kujt po ia dhuron atë?

August 20, 2026
Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtohet nëna dhe foshnja
Lajme

Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtohet nëna dhe foshnja

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?