By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kirurgu që ngacmoi seksualisht pacienten në Korçë i denoncuar edhe nga shumë gra – e zbulon avokatja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kirurgu që ngacmoi seksualisht pacienten në Korçë i denoncuar edhe nga shumë gra – e zbulon avokatja
Lajme

Kirurgu që ngacmoi seksualisht pacienten në Korçë i denoncuar edhe nga shumë gra – e zbulon avokatja

Momenti
Published: May 13, 2026

Avokatja e 21-vjeçares që ka denoncuar mjekun, Nikolla Nunka në Korçë, ka dalë në një deklaratë para mediave duke zbuluar detaje të reja.

Avokatja Refxhei Tola ka deklaruar se kanë mbërritur denoncime të tjera ndaj mjekut për raste të ngjashme abuzimi seksual, disa prej të cilave datojnë deri 33 vite më parë, ndërsa rasti më i fundit është raportuar një vit më parë, raporton Euronews.al.

Sipas saj, bëhet fjalë për një rast të përsëritur, çka e rëndon edhe më shumë situatën dhe ngre pikëpyetje mbi faktin se si mjeku ka vijuar të ushtrojë profesionin për kaq vite në sistemin spitalor, duke ofruar shërbime për vajza dhe djem.

Tola falënderoi 21-vjeçaren që denoncoi rastin, duke e cilësuar guximin e saj si një hap të rëndësishëm për të nxjerrë në dritë ngjarje të tilla. Ajo i bëri thirrje drejtësisë që të reagojë dhe të marrë masa ndaj rasteve të abuzimeve seksuale.

Sipas saj, ka indicie se mjeku ka ndjekur të njëjtën praktikë pune me vajzat që i janë drejtuar për vizita, ndërsa theksoi se institucioni spitalor nuk ka marrë masa administrative edhe pse, sipas saj, ka pasur sinjale të vazhdueshme për sjelljen e tij.

Tola shtoi se pala mbrojtëse ende nuk është njohur me dosjen hetimore, pasi, sipas saj, prokuroria nuk ua ka vënë në dispozicion materialet e çështjes, ndërsa apeloi që të gjitha gratë dhe vajzat që pretendojnë se janë abuzuar të denoncojnë rastet e tyre.

“Arsyeja e kësaj deklarate është se kemi marrë shumë denoncime të tjera që janë edhe të 33 viteve më parë dhe e fundit 1 vit më parë, të njëjtat raste abuzimi që janë bërë nga ana e doktorit me gra të tjera. Ky është një rast i përsëritur që e bën edhe më të rëndë situatën, se si ka mundur të integrohet dhe të qëndrojë kaq gjatë një mjek në sistemin spitalor dhe të japë shërbim për vajza dhe djem. I jam falënderuese vajzës që mori guximin të flasë pasi ngjarje të tilla duhet të fliten”.

“Mendoj që është koha e duhur që drejtësia e re të reagojë, dhe të japë shembullin se këta maniakë, pedofilë nuk duhet të shkelin më mbi gjakun e fëmijëve tanë. Jemi të gatshëm të asistojmë të gjitha denoncimet e tjera që do të vijnë, ndaj ju bëj thirrje grave dhe vajzave të denoncojnë, ne do ti asistojmë dhe do të garantojmë anonimatin. Këto janë fenomene që ndodhin rëndom në Shqipëri dhe nuk marrin masat ndëshkimore të caktuara sipas legjislacionit, por përfundojnë duke ja hedhur me një arrest shtëpie”, tha ajo.

The post Kirurgu që ngacmoi seksualisht pacienten në Korçë i denoncuar edhe nga shumë gra – e zbulon avokatja appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Uji me pak kripë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nga migrena e shpeshtë
Zvicra vë në qarkullim robotaksinë e parë autonome
Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
Protesta e 13 kundër aktgjykimit të Hagës, Haziri: Kërkesa jonë është e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet
Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab

LEXO GJITHASHTU

PDK nesër mban konferencë për media
PDK nesër mban konferencë për media
TOP Momenti
Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
TOP Momenti
Trump sinjalizon gatishmëri për rikthimin e negociatave me Iranin, ofron lehtësim të sanksioneve
Trump sinjalizon gatishmëri për rikthimin e negociatave me Iranin, ofron lehtësim të sanksioneve
Lajme
Identifikohen mbetje mortore të dy personave, Limani: S’janë nga Grupi i Intelektualëve, njëri është nga Klina, tjetri nga Istogu
Identifikohen mbetje mortore të dy personave, Limani: S’janë nga Grupi i Intelektualëve, njëri është nga Klina, tjetri nga Istogu
Lajme
Situata me ligjin për Specialen, PDK nesër mban konferencë për media
Situata me ligjin për Specialen, PDK nesër mban konferencë për media
Lajme

You Might Also Like

Haxhiu: S’na duhet koalicion me PDK’në, bashkëpunim veç për kundërshtimin e vendimit të Hagës
Lajme

Haxhiu: S’na duhet koalicion me PDK’në, bashkëpunim veç për kundërshtimin e vendimit të Hagës

September 28, 2026
Haxhiu thotë se VV s’guxon ta mashtrojë PDK për Specialen nëse kjo parti i jep votat për Presidentin: S’rrezikojnë, fuqia është në rrugë
Lajme

Haxhiu thotë se VV s’guxon ta mashtrojë PDK për Specialen nëse kjo parti i jep votat për Presidentin: S’rrezikojnë, fuqia është në rrugë

September 28, 2026
Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë
Lajme

Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë

September 28, 2026
Baton Haxhiu flet se si BE mund të detyrohet të merret me Specialen: Për ndryshim të ligjit kërkujt s’i ha qoshja
Lajme

Baton Haxhiu flet se si BE mund të detyrohet të merret me Specialen: Për ndryshim të ligjit kërkujt s’i ha qoshja

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?