By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KFOR-i nis tranzicionin gradual, prani e fuqishme mbetet në veri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KFOR-i nis tranzicionin gradual, prani e fuqishme mbetet në veri
Lajme

KFOR-i nis tranzicionin gradual, prani e fuqishme mbetet në veri

Momenti
Published: August 13, 2026

Ulja graduale e pranisë së KFOR-it mbi urën e Ibrit ishte në fokus të takimit ndërmjet komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, dhe kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.

Në takimin e zhvilluar në selinë e KFOR-it në “Film City”, Ulutash bëri të qartë se procesi i optimizimit të pranisë së misionit tashmë ka nisur, por nuk nënkupton tërheqje nga veriu i Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Sipas KFOR-it, palët diskutuan për një sërë çështjesh, përfshirë situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe zbatimin e procesit të paralajmëruar për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it u tha përfaqësuesve të Listës Serbe se procesi i optimizimit është nisur si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Ai theksoi se procesi do të zhvillohet gradualisht dhe do të jetë i bazuar në kushtet në terren, ndërsa trupat mund të rikthehen nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

KFOR-i tha se do të mbetet i pajisur dhe i pozicionuar për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant.

“Tranzicioni gradual i pranisë së KFOR-it nga ura kryesore në Mitrovicë është në fazën fillestare”, thuhet në komunikatën e këtij misioni.

KFOR-i theksoi se, edhe pas përfundimit të procesit, do të mbajë një prani të fuqishme në Mitrovicën e Veriut dhe në pjesën veriore të Kosovës. Por duket që ky qëndrim nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Serbisë,  Aleksandër Vuçiq.

Gjatë një vizite te punimet në një hidrocentral në Arilje, Vuçiq ka përmendur komunikim e shefit të  Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq  me komandantin e KFOR-it, Ulutash, të cilën e ka cilësuar si bisedën më të keqe që Mojsilloviqi ka pasur me të deri më tani.

Paraprakisht, Vuçiqi kishte njoftuar të hënën se Mojsilloviqi do të diskutonte me Ulutashin për vendimin e KFOR-it për të reduktuar praninë e përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Mojsilloviqi ka biseduar me njerëzit e KFOR-it, me komandantin Ulutash, një turk, i cili tha: Nuk ka problem, Policia e ashtuquajtur e Kosovës do të punojë së bashku me ne…?. Vërtetë, nuk ka problem? Mirë, tani e kuptojmë pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999. E kuptojmë gjithçka dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, kjo bisedë i ka bërë të qartë Serbisë “me kë ka të bëjë”, ndërsa KFOR-in e akuzoi se nuk është i sinqertë në qasjen ndaj dialogut, duke thënë: Thjesht ndaloni së pretenduari se jeni aty për ndonjë lloj dialogu apo për çfarëdo tjetër, sepse nuk jeni në favor të dialogut.

Të hënën, KFOR-i njoftoi se ka nisur gradualisht tërheqjen e pranisë së përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Procesi, tha KFOR-i të hënën, do të bëhet në bazë të kushteve dhe në koordinim të ngushtë me të gjithë akterët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Derisa në përgjigje thuhet se për këtë çështje, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsilloviq, është informuar rregullisht për këtë proces.

Largimi gradual i pjesëtarëve të KFOR-it nga ura pas 27 vjetësh do të zëvendësohet nga pjesëtarë të Policisë së Republikës.

The post KFOR-i nis tranzicionin gradual, prani e fuqishme mbetet në veri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama paralajmëron hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri
Sëmundjet malinje, rritje për 3.6% mes 2024-2025, për tetë muaj rreth 1500 raste
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime për marrëveshje sigurie në tetor
Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor
Konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë, PDK-ja nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
TOP Momenti
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
TOP Momenti
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
TOP Momenti
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
TOP Momenti
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta
Lajme

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta

September 14, 2026
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Lajme

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme

September 14, 2026
Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus
Lajme

Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus

September 14, 2026
Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje
Lajme

Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?