By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Serafimovski: Ligji i ri për rregullimin e tregjeve bujqësore, garanton siguri tek bujqit për plasmanin e produkteve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Serafimovski: Ligji i ri për rregullimin e tregjeve bujqësore, garanton siguri tek bujqit për plasmanin e produkteve
TOP Momenti

Serafimovski: Ligji i ri për rregullimin e tregjeve bujqësore, garanton siguri tek bujqit për plasmanin e produkteve

Momenti
Published: September 25, 2026

“Po vendosim një sistem me të cilin përgjegjësia do të shpërndahet më qartë mes prodhuesve, blerësve dhe përpunuesve, ndërsa bujqësorët do të fitojnë më shumë siguri në plasmanin e produkteve”, porositi ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Borçe Serafimovski, në debatin publik për Projektligjin e ri për rregullimin e tregjeve me produkte bujqësore, që u mbajt në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Bujqësia nuk ka më hapësirë për zgjidhje të imponuara dhe ad hoc. Po ndërtojmë sistem që me kohë do t’i njohë rreziqet, do të vendosë rregull në tregje dhe do ta ulë pasigurinë me të cilën përballen prodhuesit. Bujku nuk duhet më të mbajë i vetëm gjithë rrezikun e prodhimit, ndërsa kushtet e shitjes t’i mësojë kur produkti është tashmë i mbledhur dhe zgjedhja e tij është e kufizuar”, porositi ministri Serafimovski para përfaqësuesve të shoqatave bujqësore, kooperativave, prodhuesve, blerësve, përpunuesve, odave ekonomike, institucioneve shkencore dhe profesionale.

Ministri Serafimovski theksoi se projektligji në një tërësi sistematike i bashkon blerjen e organizuar dhe marrëdhëniet kontraktuale, informacionet e tregut, masat ndërhyrëse në rast të çrregullimeve serioze, organizimin e prodhuesve, skemat shkollore, promovimin e produkteve maqedonase dhe standardet e tregut. Ai nënvizoi se zgjidhja nuk parashikon përcaktim administrativ të çmimeve të blerjes, por rregulla të sakta, transparencë më të madhe dhe mekanizma për veprim institucional me kohë.

“Po vendosim një parim të thjeshtë, por thelbësor: ajo që është kontraktuar të vlejë, produkti i dorëzuar të matet dhe klasifikohet saktë, ndërsa bujku të paguhet në afatin e përcaktuar. Kontrata me shkrim do të lidhet para dorëzimit dhe paraprakisht do të përcaktojë sasinë, cilësinë, çmimin ose mënyrën e llogaritjes së saj, afatin e pagesës dhe shpenzimet e lidhura. Rregullat do të vlejnë njësoj për të gjithë, ndërsa mosrespektimi i tyre do të sjellë përgjegjësi”, theksoi ministri Serafimovski.

Ai sqaroi se me evidencën elektronike dhe të dhënat publike për blerësit e regjistruar do të forcohen gjurmueshmëria dhe kontrolli në blerjen e organizuar. Ndërkohë, sistemi informativ i tregut bujqësor dhe observatori kombëtar do të sigurojnë të dhëna për prodhimin, ofertën, kërkesën, rezervat, çmimet, importin dhe eksportin, me ç’rast institucionet do t’i njohin më herët rreziqet dhe do t’i drejtojnë më saktë politikat bujqësore.

“Në vend që të reagojmë pasi produkti të mbetet pa plasman, do të krijojmë bazë për planifikim me kohë dhe për harmonizim gradual të prodhimit me kërkesën reale dhe potenciale, brenda kushteve të tregut. Ekonomia e tregut nuk do të jetë justifikim për mungesë transparence, ndryshim të njëanshëm të kushteve ose hedhje të gjithë barrës mbi prodhuesin”, tha ministri Serafimovski.

Ai shpjegoi se vend të rëndësishëm në dispozitat ligjore kanë organizatat dhe grupet e prodhuesve, shoqatat e tyre, programet operative dhe mundësitë për mbështetje financiare, me ç’rast përmes planifikimit të përbashkët, standardizimit të cilësisë, koncentrimit të ofertës dhe paraqitjes së organizuar do të forcohet pozita negociuese e bujqësorëve dhe qasja e tyre te blerësit më të mëdhenj. “Bujku i fortë është bujku që nuk paraqitet vetëm në treg. Prandaj krijojmë kushte që prodhuesit të organizohen, të planifikojnë së bashku dhe të paraqiten me ofertë më të madhe, cilësi të harmonizuar dhe pozicion më të fortë në negociata”, tha ministri Serafimovski.

Njëkohësisht, ai theksoi se me zgjidhjen e propozuar parashikohen edhe instrumente për ndërhyrje publike dhe mbështetje për magazinim privat në rast të çrregullimit serioz ose rrezikut të menjëhershëm në treg. Njëkohësisht, bëhet harmonizimi me rregullat e Bashkimit Evropian për organizimin e përbashkët të tregjeve bujqësore, me fokus në zbatimin praktik nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, shërbimet inspektuese dhe subjektet ekonomike.

You Might Also Like

Konjufca në New York: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi që duhet të korrigjohet
Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar u shndërrua në realitet politik
Filipçe: Maqedonia po rrezikon të mbetet jashtë proceseve evropiane
Hamza për presidentin: PDK-ja mund t’i përshtatë qëndrimet, jemi në rrethana të reja
Tre vjet nga Banjska, Eksperti i sigurisë: Beogradi po investon në një narrativë që mbron strukturat kriminale

LEXO GJITHASHTU

Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar, u protestua kundër një fantazme
Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar, u protestua kundër një fantazme
Lajme
Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
Lajme
‘‘Jo në emrin tim’’, Liria ka Emër ndan foto nga protestat në Vushtrri, Gjilan e Suharekë, shihen numër i madh pjesëmarrësish
‘‘Jo në emrin tim’’, Liria ka Emër ndan foto nga protestat në Vushtrri, Gjilan e Suharekë, shihen numër i madh pjesëmarrësish
Lajme
Alarm për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, bizneset raportojnë komprometim të llogarive
Alarm për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, bizneset raportojnë komprometim të llogarive
TOP Momenti
Klekovski: Përfundoi regjistrimi për punësimin e 300 specializantëve, sistemimi i tyre do të bëhet sipas nevojave të spitaleve
Klekovski: Përfundoi regjistrimi për punësimin e 300 specializantëve, sistemimi i tyre do të bëhet sipas nevojave të spitaleve
TOP Momenti

You Might Also Like

Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare zbulojnë substancë të dyshuar narkotike
TOP Momenti

Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare zbulojnë substancë të dyshuar narkotike

September 25, 2026
Gërvalla: Ligjin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
TOP Momenti

Gërvalla: Ligjin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit

September 25, 2026
PDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika
TOP Momenti

PDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika

September 25, 2026
​Hamza kërkon veprim urgjent shtetëror: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë prioritet
TOP Momenti

​Hamza kërkon veprim urgjent shtetëror: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë prioritet

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?