By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Katër të plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë, Policia: Dyshohet për konflikt familjar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Katër të plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë, Policia: Dyshohet për konflikt familjar
TOP Momenti

Katër të plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë, Policia: Dyshohet për konflikt familjar

Momenti
Published: July 2, 2026

Drejtori i Policisë për rajonin e Prishtinës, Basri Shabani ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi të enjten në qendër të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur katër persona.

Shabani bëri të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 14:00 për të shtënat në sheshin e qytetit, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.

Katër persona dërgohen në QKUK nga të shtënat në Podujevë, Syla: Gjendja e tyre e rëndë por stabile

Your browser does not support the video tag.

“Sot rreth orës 14:00, Stacioni Policor në Podujevë ka marrë informacion se në shesh ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, janë plagosur katër persona. Tre prej tyre kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa një kalimtar i rastit është lënduar lehtë,” deklaroi Shabani.

Ai tha se motivi i ngjarjes ende nuk është konfirmuar, pasi hetimet ndodhen në fazën fillestare.

Your browser does not support the video tag.

“Për motivin nuk dihet ende me siguri, pasi jemi në fazën e parë të grumbullimit të informacioneve. Sapo të kemi një pasqyrë të qartë, do të njoftojmë opinionin”, u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë në Podujevë, tre të plagosur – policia jep detaje

Shabani shtoi se personat e përfshirë në incident kanë lidhje familjare dhe dyshohet se konflikti ka qenë i natyrës familjare, megjithatë ky motiv mbetet ende i pakonfirmuar.

“Po, kanë lidhje familjare dhe problemet janë familjare. Kjo mund të jetë motivi, por saktësisht ende nuk dimë asgjë”, tha ai.

Drejtori i Policisë gjithashtu bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe një zyrtar policor, i cili ndodhej në detyrë, megjithëse ishte i veshur me rroba civile.

“Zyrtari policor ka qenë me rroba civile dhe është hetues policor në Stacionin Policor të Podujevës. Ai ka qenë në detyrë zyrtare, ka intervenuar dhe ka ndikuar që të parandalojë ndonjë lëndim apo plagosje tjetër”, deklaroi Shabani.

Policia dhe organet e hetuesisë po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për persona të plagosur
IKD, KDI dhe FOL: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri deri më tani i rregullt
Ndalohet një 61-vjeçar nga Shkupi, ka sulmuar fizikisht një polic
Dajë e nip të plagosur në Podujevë, Prokuroria me detaje të reja
Bilanci i fundit i protestës: 14 polic dhe 2 protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

You Might Also Like

Mickoski: LSDM në koalicion me “Të Majtën” dorëzuan 13.000 amendamente, me qëllim që ta pengojnë votimin e mërgimtarëve tanë
TOP Momenti

Mickoski: LSDM në koalicion me “Të Majtën” dorëzuan 13.000 amendamente, me qëllim që ta pengojnë votimin e mërgimtarëve tanë

July 2, 2026
Picula: Gjendja në Serbi është bërë shqetësuese, do të pasojë një periudhë edhe më e vështirë
TOP Momenti

Picula: Gjendja në Serbi është bërë shqetësuese, do të pasojë një periudhë edhe më e vështirë

July 2, 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij  të dyshuari
TOP Momenti

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij  të dyshuari

July 2, 2026
Misajlovski: Edhe pse ka presion serioz mbi buxhetin e mbrojtjes, nuk ka vonesë në pajisjet për Ushtrinë
TOP Momenti

Misajlovski: Edhe pse ka presion serioz mbi buxhetin e mbrojtjes, nuk ka vonesë në pajisjet për Ushtrinë

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?