By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD, KDI dhe FOL: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri deri më tani i rregullt
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD, KDI dhe FOL: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri deri më tani i rregullt
TOP Momenti

IKD, KDI dhe FOL: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri deri më tani i rregullt

Momenti
Published: July 2, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL (tutje: Koalicioni i OJQ-ve) kanë monitoruar procesin e deritanishëm për përzgjedhjen dhe emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Monitorimi ka përfshirë fazat kryesore të procesit, përfshirë miratimin e rregullativës përkatëse normative në funksion të zgjedhjes së Kryeprokurorit, konfirmimin e kandidaturave, hartimin e pyetjeve si dhe intervistimin e pesë kandidatëve. Përmes kësaj komunikate, njoftojmë publikun mbi raportin preliminar të monitorimit, derisa raporti përfundimtar do të publikohet në fund të procesit.

Your browser does not support the video tag.

Bazuar në monitorimin e fazave të zhvilluara deri më tani, Koalicioni vlerëson se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka arritur të zhvillojë një proces të rregullt, transparent dhe të barabartë ndërmjet kandidatëve. Ky vlerësim i referohet procesit deri në fazën e intervistimit, ndërsa vlerësimi përfundimtar do të varet edhe nga ligjshmëria, arsyetimi dhe transparenca e hapave të mbetur proceduralë.

Me ndryshimin dhe plotësimin e rregullores, KPK ka adresuar një pjesë të rëndësishme të problemeve të evidentuara gjatë procesit të mëparshëm për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndryshimet kanë harmonizuar procedurën me legjislacionin në fuqi, kanë qartësuar kompetencat dhe përgjegjësitë e Kryeprokurorit të Shtetit, kanë eliminuar paqartësitë procedurale dhe kanë zvogëluar mundësinë që e njëjta aftësi apo përgjigje të vlerësohet dy herë. Po ashtu, KPK ka publikuar konceptdokumentet e të gjithë kandidatëve, duke i mundësuar publikut, mediave dhe organizatave monitoruese të njihen paraprakisht me vizionin dhe qasjen e secilit kandidat.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë fazës së verifikimit dhe konfirmimit të kandidaturave, Koalicioni nuk ka evidentuar probleme përmbajtësore. Paneli Vlerësues ka shqyrtuar dosjet e kandidatëve dhe ka konstatuar se pesë kandidatët i plotësojnë kriteret ligjore dhe rregullative për të vazhduar procesin. Në fillim të kësaj faze, përfaqësuesve të organizatave monitoruese iu kërkua nënshkrimi i një deklarate konfidencialiteti, e cila do të kufizonte raportimin publik për çështjet e monitorimit. Koalicioni nuk e nënshkroi deklaratën, pasi një kufizim i tillë do ta cenonte qëllimin e monitorimit të pavarur. Pas kundërshtimit të organizatave monitoruese, KPK nuk insistoi në këtë kërkesë dhe monitorimi vazhdoi pa kufizime të tilla.

Procesi i hartimit të pyetjeve standarde është zhvilluar në prani të monitoruesve dhe është incizuar në tërësi me audio dhe video. KPK ka ndërmarrë masa për të ruajtur konfidencialitetin dhe integritetin e pyetjeve, përfshirë ndalimin e telefonave dhe pajisjeve të tjera të komunikimit në sallën ku janë zhvilluar intervistat. Paneli Vlerësues ka shqyrtuar pyetjet e propozuara nga anëtarët, ka shmangur përsëritjet dhe ka përcaktuar paraprakisht pritshmëritë për përgjigjet e kandidatëve. Kjo ka ndihmuar në uljen e subjektivitetit dhe në sigurimin e një standardi të njëjtë vlerësimi.

Gjetja më e rëndësishme e Koalicionit është se gjatë intervistimit nuk është evidentuar trajtim i pabarabartë i kandidatëve. Të pesë kandidatët janë intervistuar sipas të njëjtave kushte dhe standarde procedurale. Secilit kandidat i është dhënë kohë e barabartë, të gjithëve u janë parashtruar pyetjet e njëjta standarde dhe asnjërit kandidat nuk i janë bërë pyetje tjera përmbajtësore. Secili kandidat është vlerësuar menjëherë pas përfundimit të intervistës së tij, në prani të monitoruesve. Gjatë poentimit, monitoruesit nuk kanë evidentuar komunikim ndërmjet anëtarëve të Panelit Vlerësues në nivel që do të mund të krijonte dyshime për koordinim të vlerësimeve, cenim të pavarësisë së poentimit apo shkelje të konfidencialitetit të procesit.

Pas përfundimit të intervistimit dhe poentimit, rezultatet janë shpallur publikisht brenda pak minutave. Për më tepër, KPK i ka publikuar intervistat në platformat e saj, duke i mundësuar publikut të ndjekë me video dhe audio performancën e secilit kandidat.

Në kushtet kur parimet e barazisë, meritokracisë, transparencës dhe ligjshmërisë janë respektuar gjatë fazave të deritanishme, vlerësimi i performancës së kandidatëve i takon diskrecionit profesional të anëtarëve të Panelit Vlerësues.

Duke marrë parasysh se rezultatet e kandidatëve janë të përafërta, me dallimin ndërmjet kandidatit të parë dhe të fundit që është vetëm rreth 5 pikë – është veçanërisht e rëndësishme që edhe hapat e mbetur deri në emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit të zhvillohen me kujdes, si dhe në përputhje me parimet e sipërpërmendura.

IKD, KDI dhe FOL do të vazhdojnë monitorimin deri në përfundimin e të gjitha fazave procedurale. Pas përfundimit të procesit, Koalicioni i OJQ-ve do të publikojë raportit përfundimtar.

Bashkangjitur gjeni raportin preliminar “Vlerësimi i procesit për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”

You Might Also Like

AKK ngre alarmin: A po shndërrohen komunat vetëm në institucione administrative?
Pak lindje në Maqedoninë Lindore, më së shumti në Shkup
OEK dhe Riinvest: Kosova duhet të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit për të forcuar sigurinë energjetike
Rama flet për DW: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion
Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga 15 korriku të gjitha pagesat do të kryhen vetëm online

You Might Also Like

Një vit punë për 35 cent/kg, fermerët shqiptar ankohen për çmimin e pjeshkës
TOP Momenti

Një vit punë për 35 cent/kg, fermerët shqiptar ankohen për çmimin e pjeshkës

July 2, 2026
Mbështetja për Ballkanin: Kosova rrezikon të mbetet pa fondet e BE-së
TOP Momenti

Mbështetja për Ballkanin: Kosova rrezikon të mbetet pa fondet e BE-së

July 2, 2026
Rahovec, prindi i pakënaqur me rezultatet e fëmijës në shkollë dyshohet se e kanosi drejtoreshën e shkollës
TOP Momenti

Rahovec, prindi i pakënaqur me rezultatet e fëmijës në shkollë dyshohet se e kanosi drejtoreshën e shkollës

July 2, 2026
LSDM: Mali i Zi me 3.2 miliardë euro dhe Maqedonia me vetëm 67 milionë euro, për çfarë reformash dhe parash flet Koçovska?
TOP Momenti

LSDM: Mali i Zi me 3.2 miliardë euro dhe Maqedonia me vetëm 67 milionë euro, për çfarë reformash dhe parash flet Koçovska?

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?