By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Katër persona të lënduar rëndë nga aksidenti në Xërxë dërgohen në QKUK, një fëmijë i nënshtrohet operimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Katër persona të lënduar rëndë nga aksidenti në Xërxë dërgohen në QKUK, një fëmijë i nënshtrohet operimit
TOP Momenti

Katër persona të lënduar rëndë nga aksidenti në Xërxë dërgohen në QKUK, një fëmijë i nënshtrohet operimit

Momenti
Published: July 6, 2026

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40.

Your browser does not support the video tag.

“Sot rreth orës 05:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe, për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Elezaj për Telegrafin.

Ndërkohë, katër nga të lënduarit janë transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Your browser does not support the video tag.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Telegrafin se njëri prej të lënduarve, një fëmijë, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

“Katër të aksidentuar i ka sjellë Spitali i Gjakovës. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Njëri nga të lënduarit u dërgua në sallën operative nga Kirurgjia e Fëmijëve dhe Anestezioni. Tre të tjerët janë duke i kompletuar ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme në Klinikën Emergjente. Gjendja e tyre është stabile, edhe pse me lëndime të rënda”, ka thënë Syla për Telegrafin.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti. /Telegrafi/

You Might Also Like

Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt
Operacion i madh kundër pastrimit të parave dhe trafikut të drogës – sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro
Siguria në plazhet shqiptare ende problematike
Angellov: Të paktën 120 zjarrfikës vullnetarë do të jenë në dispozicion të DMSH-së gjatë sezonit të zjarreve
Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin
TOP Momenti

LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin

July 6, 2026
Mucunski në Katar: Konfirmohet angazhimi për të nxitur bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri
TOP Momenti

Mucunski në Katar: Konfirmohet angazhimi për të nxitur bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

July 6, 2026
Philip Morris International dhe Andrea Bocelli fillojnë platformën “Beso. Më Tepër” – histori besimi, këmbënguljeje dhe progresi
TOP Momenti

Philip Morris International dhe Andrea Bocelli fillojnë platformën “Beso. Më Tepër” – histori besimi, këmbënguljeje dhe progresi

July 6, 2026
Rriten ndjeshëm çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Rriten ndjeshëm çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

July 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?