By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Japonia shënon rritje të lindjeve për herë të parë pas 11 vjetësh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Japonia shënon rritje të lindjeve për herë të parë pas 11 vjetësh
TOP Momenti

Japonia shënon rritje të lindjeve për herë të parë pas 11 vjetësh

Momenti
Published: September 1, 2026







Bota
August 31, 2026 – 23:55


Your browser does not support the video tag.

Numri i foshnjave të lindura në Japoni u rrit në gjysmën e parë të vitit 2026, duke shënuar rritjen e parë për këtë periudhë në 11 vjet.


Numri i lindjeve ndërmjet janarit dhe qershorit u rrit me 0,8 për qind krahasuar me një vit më parë, në 342.068, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.


Rritja e moderuar pasoi një prirje të zgjatur rënëse që kishte nisur pas vitit 2015.


Pavarësisht rritjes së shënuar në shifrat paraprake, Japonia vazhdon të përballet me një krizë demografike të shkaktuar nga plakja e shpejtë e shoqërisë dhe rënia afatgjatë e nivelit të lindshmërisë.


Popullsia e përgjithshme e Japonisë, përfshirë banorët e huaj, ishte 123,7 milionë, rreth 563.000 më pak se një vit më parë.


Popullsia e shtetasve japonezë ra nën 120 milionë për herë të parë në më shumë se katër dekada, duke u ulur me 917.000, në 119.736.483.


Rënia vjetore ishte më e madhja që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 1968.


Rënia natyrore e popullsisë së vendit është thelluar pasi numri vjetor i vdekjeve vazhdon të tejkalojë numrin e lindjeve, me rreth 1,59 milionë vdekje krahasuar me rreth 670.000 lindje.


Ndërkohë, numri i banorëve të huaj të regjistruar u rrit me 354.000, në një rekord prej 4 milionë, duke ndihmuar në zbutjen e mungesës kronike të fuqisë punëtore.Autoritetet qeveritare kanë vazhduar të zgjerojnë shtesat për fëmijët dhe programet e mbështetjes së familjeve në përpjekje për të adresuar tkurrjen e fuqisë punëtore vendase. /atsh


source

You Might Also Like

Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator
E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë
PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës

LEXO GJITHASHTU

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
TOP Momenti
Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai
Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai
TOP Momenti
Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare
Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare
TOP Momenti
Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi
Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi
TOP Momenti
Emisioni “Info Nata” 31.08.2026
Emisioni “Info Nata” 31.08.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas
TOP Momenti

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

September 1, 2026
Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president
TOP Momenti

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

September 1, 2026
Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim
TOP Momenti

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

September 1, 2026
A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit
TOP Momenti

A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?