By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Kandidimi i personave me aktakuza aktive nuk përçon mesazh të mirë”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Kandidimi i personave me aktakuza aktive nuk përçon mesazh të mirë”
Lajme

“Kandidimi i personave me aktakuza aktive nuk përçon mesazh të mirë”

Momenti
SHARE

Listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit u bënë publike ditë më parë, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me kriteret ligjore për kandidim, figurën e kandidatëve dhe përfaqësimin gjinor në lista zgjedhore, hulumtuesja në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbresha Loxha, foli për aspektet që parasheh ligji dhe rëndësinë e përfaqësimit të grave në politikë.

Sa i përket kandidatëve që kanë probleme me ligjin, Loxha për Ekonomia Online thekson se legjislacioni aktual përcakton qartë kufizimet vetëm për personat e dënuar me vendim të formës së prerë.

“Ligji për zgjedhjet parasheh që secili individ, i cili dëshiron të certifikohet nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve për t’u kandiduar në proceset zgjedhore, i cili ka vendim të gjykatës të formës së prerë, pra dënim të formës së prerë, nuk mund të jetë pjesë e listave. Mirëpo sa i përket këtyre aktakuzave, ligji nuk parasheh ndonjë përjashtim nëse mund të them. Pra Komisioni i Përgjithshëm i Zgjedhjeve duhet të sheh bashkë me Këshillin Gjyqësor se cili nga anëtarët që janë pjesë e listave të partive politike nuk e përmbush kriterin që sapo e përmenda”, u shpreh ajo.

Duke folur për përgjegjësinë e partive politike në përzgjedhjen e kandidatëve, Loxha vlerëson se kandidimi i personave me aktakuza aktive nuk përçon mesazh pozitiv te qytetarët.

“Mirëpo, një kufizim i tillë nuk është që ekziston sa i përket aktakuzave. Por nëse e shohim se sa e përgjegjshme është nga partitë politike, sa tregojnë seriozitet dhe respekt karshi qytetarit të Republikës së Kosovës në qoftë se kandidojnë individë të cilët kanë aktakuza aktive, pra janë pjesë e proceseve zgjedhore, konsideroj që nuk është mirë. Nuk përçojnë mesazh të mirë te qytetarët, veçanërisht në qoftë se të njëjtit janë subjekt i proceseve zgjedhore të cilat lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra penale të ngjashme. Pra, nuk do të ishte mirë asnjëherë në asnjë proces zgjedhor personat të cilët nuk e kanë figurën komplet të pastër të kandidojnë në zgjedhje”, thotë ajo.

Një tjetër aspekt që ajo e konsideron të rëndësishëm është edhe përfaqësimi i grave në listat zgjedhore, për të cilën thotë se në Kosovë është shënuar progres ndër vite.

“Po, fatmirësisht në një ton pozitiv mund të theksoj që në Kosovë nuk është që ka qenë ndonjë kohë të gjatë problem përmbushja e kuotës gjinore. Pra, një 30% është i përfshirë kryesisht në shumicën e partive politike përgjatë disa palë zgjedhjeve që i kemi mbajtur. Këtë herë, më duket që nëse e shohim një total është diku rreth 34%. Pra, secila parti ka përfshirë të paktën 30% nga lista e deputetëve, kandidate për deputete”, tha ajo.

“Mirëpo, në qoftë se shohim listat, vërejmë që partitë të cilat i takojnë komunitetit joshumicë kanë proporcionalisht shumë më shumë gra sesa partitë të cilat për shembull janë, konsiderohen si parti më të mëdha dhe janë zakonisht pjesë e, pjesë e spektrit politik dhe Kuvendit. Ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është që në qoftë se përfshihen gratë vetëm sa për të përmbushur kuotën gjinore, atëherë kjo bëhet vetëm sa për sy e faqe. Mirëpo fatmirësisht, ky trend ka filluar me ndryshu. Shohim që shumë gra janë bërë pjesë e Kuvendit në vazhdimësi pa pasur nevojë për kuotën gjinore”, u shpreh tutje ajo.

Loxha theksoi se përfshirja e grave duhet të jetë më e madhe edhe në pozita vendimmarrëse dhe jo vetëm në listat zgjedhore.

“Dhe kjo tregon që shumë gra realisht, po, bëhen pjesë e Kuvendit jo vetëm pse i fut kuota në Kuvend, mirëpo që kanë arritur me e marrë besimin e qytetarëve. E rëndësishme është të theksohet që përtej zgjedhjeve, përtej përfshirjes në lista, që gratë të përfshihen në masë më të madhe dhe më denjësisht edhe në pozita më të larta drejtuese në institucionet e ekzekutivit, por edhe në institucione të tjera të pavarura.

Pak a shumë janë njësoj, si me kuotën sikurse edhe me faktin që janë kandiduar individë të cilët kanë aktakuza dhe jo domosdoshmërisht e kanë komplet pastër figurën politike”, shtoi Loxha.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor pasi moszgjedhja e presidentit çoi në shpërbërjen e Kuvendit.

Fushata e partive politike do të filloj më 28 maj dhe zgjat 10 ditë e shtatë orë.

The post “Kandidimi i personave me aktakuza aktive nuk përçon mesazh të mirë” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt në PDK
Osmani thotë se bashkëpunimi me LDK është i bazuar në dakordime e synime për Kosovën
Abdixhiku e Osmani takojnë strukturat në Fushë Kosovë: Fitoret s’ndërtohen në ditën e zgjedhjeve por në punën e përditshme
Pentagoni ndalon vendosjen e 4 mijë trupave amerikane në Evropë
PZAP-ja e lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e disa partive serbe për zgjedhjet e qershorit
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro
TOP Momenti

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Momenti
Momenti
May 17, 2026
Alarm nga MPB e Maqedonisë: Kujdes nga faqet e rreme për pagesa të “gjobave”
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: A ka nevojë me u prononcu
Prokuroria ende pa raport nga Ministria e Shëndetësisë për operacionet e dyshimta
Çmimet e naftës rriten pas deklaratës së Trump për blerjen e naftës amerikane nga Kina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?