By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kamberi pret në takim kongresistët amerikanë: Angazhimi amerikan e iniciativa për ligjin, mesazh i qartë për diskriminimin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kamberi pret në takim kongresistët amerikanë: Angazhimi amerikan e iniciativa për ligjin, mesazh i qartë për diskriminimin
Lajme

Kamberi pret në takim kongresistët amerikanë: Angazhimi amerikan e iniciativa për ligjin, mesazh i qartë për diskriminimin

Momenti
Published: May 26, 2026

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur sot në takim kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, duke thënë se kjo vizitë e tyre paraqet një moment me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për vetë perspektivën demokratike të rajonit.

“Ai po mbahet, në një kohë kur shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të jetojnë nën politika diskriminuese dhe përjashtuese nga regjimi në Beograd. Për vite me radhë, pushteti në Serbi ka ndërtuar një qasje sistematike të margjinalizimit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë: pasivizim administrativ të adresave për të zvogëluar artificialisht praninë shqiptare, përjashtim nga institucionet shtetërore, diskriminim ekonomik, moszhvillim të qëllimshëm dhe mohimin e të drejtave elementare kombëtare e gjuhësore si të drejta identitare”, ka shkruar Kamberi.

Your browser does not support the video tag.

Ai tha se derisa Beogradi kërkon standarde të larta për serbët në Kosovë, të njëjtat standarde refuzon t’i zbatojë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Ky dualizëm politik e moral nuk mund të vazhdojë pafundësisht”, tha ai.

Kamberi shtoi se me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi, kanë ngritur zërin kundër kësaj politike diskriminuese, duke kërkuar barazi reale, përfaqësim proporcional dhe respektim të marrëveshjeve të nënshkruara.

“Fatkeqësisht, regjimi aktual në Beograd vazhdon të trajtojë shqiptarët si problem politik e jo si qytetarë të barabartë”.

Prandaj, thotë Kamberi se angazhimi amerikan dhe iniciativa për Ligjin HR 6411 në Kongresin Amerikan janë me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Ky ligj nuk është vetëm mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës; ai është një mesazh i qartë se diskriminimi, autoritarizmi dhe standardet e dyfishta nuk mund të jenë pjesë e së ardhmes evropiane të Serbisë. Heshtja ndaj padrejtësive në Luginën e Preshevës vetëm sa e forcon pasigurinë, emigrimin dhe destabilitetin afatgjatë në rajon. Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbeten të përkushtuar ndaj paqes, bashkëjetesës dhe orientimit euro-atlantik. Por pa barazi reale, pa zhvillim ekonomik dhe pa respektim të marrëveshjeve të arritura, vazhdon rreziku i zbrazjes demografike dhe i destabilizimit dhe i humbjes së besimit në institucionet ndërkombëtare”.

Kamberi në fund tha se sot në Preshevë me kongresistët amerikanë nuk kanë folur “vetëm për problemet e saj por edhe për nevojën që Ballkani Perëndimor të ndërtohet mbi drejtësi, barazi dhe standarde të njëjta për të gjithë qytetarët”.

“Simetria në të drejta është koncepti politik që garanton paqe afatgjate”.

Koha e standardeve të dyfishta duhet të marrë fund.

The post Kamberi pret në takim kongresistët amerikanë: Angazhimi amerikan e iniciativa për ligjin, mesazh i qartë për diskriminimin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën
‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë
‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 persona militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë
Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës është prioritet, pastaj vjen ndarja e pushtetit mes pozitës dhe opozitës
Festa u kthye në tragjedi: Detaje nga aksidenti në Manzë, 25-vjeçari dhe shtetasja italiane sapo ishin martuar

LEXO GJITHASHTU

Rama: Historia po shkruhet, Prishtina 2030
Rama: Historia po shkruhet, Prishtina 2030
TOP Momenti
Nis rigjykimi për vrasjen në Gllogjan, Prokuroria: Nuk kemi fshehur asnjë provë
Nis rigjykimi për vrasjen në Gllogjan, Prokuroria: Nuk kemi fshehur asnjë provë
TOP Momenti
Dy turq e larguan autorin me makinë – si arriti Policia të arrestoj të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?
Dy turq e larguan autorin me makinë – si arriti Policia të arrestoj të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?
TOP Momenti
Gjykata pranon si provë videon ku Kreshnik Mehmetaj shihet duke gjuajtur me armë
Gjykata pranon si provë videon ku Kreshnik Mehmetaj shihet duke gjuajtur me armë
TOP Momenti
Për 1.6 milionë euro do të ndërtohet parking te Kuvendi, do të jetë për deputetët dhe makinat zyrtare
Për 1.6 milionë euro do të ndërtohet parking te Kuvendi, do të jetë për deputetët dhe makinat zyrtare
TOP Momenti

You Might Also Like

Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë
Lajme

Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë

August 19, 2026
Mbretëresha Camilla rrëfen vështirësinë e mbajtjes sekret të diagnozës së Mbretit Charles
Lajme

Mbretëresha Camilla rrëfen vështirësinë e mbajtjes sekret të diagnozës së Mbretit Charles

August 19, 2026
Hoxha: Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin
Lajme

Hoxha: Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin

August 19, 2026
Sot mbahet rigjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lajme

Sot mbahet rigjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?