By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kalon filtrin e parë Ligji i ri për automjetet, priten risi gjatë regjistrimit të tyre
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kalon filtrin e parë Ligji i ri për automjetet, priten risi gjatë regjistrimit të tyre
TOP Momenti

Kalon filtrin e parë Ligji i ri për automjetet, priten risi gjatë regjistrimit të tyre

Momenti
Published: June 8, 2026

Ndryshimet në Ligjin për Automjete kaluan filtrin e parë parlamentar. Propozim-ligji parashikon vendosjen e rregullave të reja për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve përmes stacioneve të autorizuara për kontroll teknik, të cilat do të mund ta kryejnë këtë procedurë pasi të marrin autorizim nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për marrjen e autorizimit është paraparë kompensim prej 60.000 denarë, ndërsa përcaktohen edhe kushtet që duhet t’i plotësojnë personat juridikë, mënyra e mbajtjes së evidencës dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave me MPB-në.

Your browser does not support the video tag.

Me ndryshimet mundësohet që stacionet e autorizuara për kontroll teknik të kryejnë vazhdimin e regjistrimit të automjeteve tashmë të regjistruara dhe të lëshojnë vërtetim për automjet të regjistruar, i cili barazohet me vulën në lejen e qarkullimit ku regjistrimi do të mund të kryhet në të gjithë territorin e shtetit.

“Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është të saktësohet procedura për marrjen e autorizimit të personit juridik për kryerjen e kontrollit teknik të automjeteve dhe për vazhdimin e regjistrimit të tyre, si dhe të parashihet kushti për miratimin e një akti nënligjor me të cilin më hollësisht do të rregullohet kryerja e punëve që kanë të bëjnë me vazhdimin e regjistrimit të automjeteve. Këto ndryshime dhe plotësime do të sigurojnë mbikëqyrje efikase nga institucionet përkatëse, me qëllim parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme”, Toni Jarevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Me ndryshimet vendosen edhe baza të reja për heqjen e autorizimeve në rastet kur nuk plotësohen kushtet ligjore, kur është nisur procedurë falimentimi ose likuidimi, apo kur janë konstatuar parregullsi në punë. Parashihen gjithashtu edhe sanksione të reja, ndër të cilat gjobë prej 10.000 euro për personin juridik dhe 500 euro për personin përgjegjës, nëse kryejnë vazhdimin e regjistrimit pa autorizim.

Për më tepër, nëse një stacion për kontroll teknik vazhdon të punojë pavarësisht ndalimit të shqiptuar nga MPB-ja, mund t’i hiqet autorizimi, licencat e punonjësve profesionalë, ndërsa autorizim të ri nuk do të mund të marrë për një periudhë prej një viti.
Ndryshimet përfshijnë edhe ndryshime në sistemin e provimeve profesionale dhe të licencimit, duke rritur numrin e anëtarëve të komisioneve të provimit nga dy në tre, duke vendosur kompensim për punën e tyre, si dhe detyrimin që personat profesionalë t’i nënshtrohen verifikimit periodik të njohurive çdo katër vjet. Licencat dhe certifikatat do të kenë vlefshmëri prej katër viteve. /Alsat/

You Might Also Like

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit
Jasharaj dhe Çeku në një tryezë me DKA-të, diskutojnë sfidat e arsimit në punëtorinë dyditore
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

LEXO GJITHASHTU

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
TOP Momenti
Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
TOP Momenti
Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid
Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid
TOP Momenti
Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
Lajme
U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
Lajme

You Might Also Like

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
TOP Momenti

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?

August 22, 2026
Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
TOP Momenti

Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë

August 22, 2026
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
TOP Momenti

12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet

August 22, 2026
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti

Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?