By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve
TOP Momenti

Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve

Momenti
Published: July 7, 2026

Në ditët e fundit, fluksi në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë në Merdar është rritur ndjeshëm. Mërgimtarët, përkundër thirrjeve nga institucionet që ta shmangin ardhjen në vendlindje nga Serbia, vazhdojnë ta përdorin këtë rrugë.

Disa prej tyre që shfrytëzuan këtë pikëkalim kufitar të martën, thanë se nuk patën ndonjë telashe gjatë kalimit përmes shtetit serb.

 “Ska ndodhë kurrsen veç rruga ka qenë e prishtë… As sëm kanë nalë as kurrgjë hiq… Jemi ardhë gati afër Dortmundit”, u shpreh një mërgimtar.

Your browser does not support the video tag.

Njëjtë thonë se kanë kaluar edhe disa bashkëatdhetarë tjerë që morën rrugën nga Belgjika.

“Jo përbesë që 30 vjet udhëtoj, kurrë s’kam pasë problem, unë jo, spo shoh… Jo përbesë të zotit sen unë s’kam parë, mund të ndodhë por unë s’kam parë krejt në rregull është, unë s’kam pasë kurrë problem, bënu i bindur”, theksoj mërgimtari tjetër

“Ne për momentin kurgjë krejt kollaj kemi kalu super s’ka pasë kurrfarë maltretime, hiq hiq hiq, super kemi kalu shumë mirë… Unë personalisht kaluam mirë, tash për tjerët mas neve qysh kalojnë, fati ama për neve shumë mirë kaluam, as kolonë të madhe s’ka pasë”, ka thënë edhe një mërgimtar tjetër.

Se nuk patën asnjë maltretim nga pala serbe, e thotë edhe një udhëtarë nga Shqipëria që hyri të martën në Kosovë.

“Vijmë prej Hanoverit, jemi nisë prej dje në orën 12:00 edhe jemi sot këtu, pushuam në Hungari as problem asgjë, gjithë Doganat në rregull edhe nga Serbia krahu i Serbisë shumë në rregull, ndaluam nëpër benzinat morëm kafe, bëmë kështu pa problem fare, shumë mirë”, u shpreh një udhëtar nga Shqipëria.“

Megjithatë fat të njëjtë sikur këta mërgimtarë, nuk patën gjatë ditëve të fundit disa të tjerë.

Ndër ta edhe Osman Selmani, i cili ndonëse nuk figuron në listën e veteranëve të luftës, u arrestua nga Serbia nën akuzat se si pjesëtar i UÇK-së, ua mori jetën një çifti të nacionalitet serb në qershorin e vitit 1999, në Sofali të Prishtinës.

Prandaj, edhe ish-eprori i Policisë, Refki Morina, bën thirrje që sidomos ish-pjesëtarët e UÇK-së, ta shmangin rrugën nga Serbia.

“Vazhdimisht kam bërë thirrje si person që kam punuar në institucionet e sigurisë që të kenë kujdes lëvizjes përmes Serbisë, për arsye se edhe nëse nuk kanë kryer ndonjë vepër ose edhe nëse në një mënyrë ose tjetër nuk kanë bërë ndonjë krim por vetëm ajo një shenjë që gjendet në protfolion e tyre, e UÇK-së etj., do t’iu kushtojë shtrenjt siç po ndodhë raste të tilla”, theksoj Morina.

Edhe avokati Arianit Koci, i cili deri më tani ka përfaqësuar shumë ish-ushtarë të ndaluar në Serbi, përmes një postimi në Facebook alarmoi se qytetarët po kontrollohen në detaje nga autoritetet serbe dhe se po iu kërkohet para në mënyrë që të lirohen.

 

source

You Might Also Like

QMK: Dy zjarre janë aktive, tre vatra nën kontroll dhe 22 janë shuar
Durrësi “zgjohet” i trazuar, dy tritole në dy biznese
E mbështolli me foli dhe rroba për ta fshehur, Dogana i zbulon armën ajore udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhurojnë Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?
Gashi: Nuk jemi të sigurt nëse i kemi numrat për ta kaluar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

LEXO GJITHASHTU

Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë
Kadrijaj: Nxënësit pa libra, spitalet pa barna – Albin Kurti po e shkakton këtë bllokadë
Lajme
IA-ja shtrenjton smartfonët, konsolat dhe pajisje të tjera
IA-ja shtrenjton smartfonët, konsolat dhe pajisje të tjera
Lajme
The Wall Street Journal: Trump po shqyrton shpalljen e fundit të luftës me Iranin
The Wall Street Journal: Trump po shqyrton shpalljen e fundit të luftës me Iranin
Lajme
Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë
Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë
Lajme
Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin
Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin
Lajme

You Might Also Like

Shqipëria u përmend për “veprimtari hibride”, Hoxha takon homologun malazez: Gjithçka qetë
TOP Momenti

Shqipëria u përmend për “veprimtari hibride”, Hoxha takon homologun malazez: Gjithçka qetë

September 3, 2026
PDK edhe sot në Kuvend: Kush është për demokraci e rend kushtetues, aty do të jemi
TOP Momenti

PDK edhe sot në Kuvend: Kush është për demokraci e rend kushtetues, aty do të jemi

September 3, 2026
Takimi i Kurtit me Abdixhikun dhe përfaqësuesit e komuniteteve – sa vota janë për president?
TOP Momenti

Takimi i Kurtit me Abdixhikun dhe përfaqësuesit e komuniteteve – sa vota janë për president?

September 3, 2026
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të enjte
TOP Momenti

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të enjte

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?