By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Ka marrëveshje për provimin e jurisprudencës”, Mexhiti thotë se çështja zgjidhet brenda 3 muajve, Ajdari shprehet skeptike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Ka marrëveshje për provimin e jurisprudencës”, Mexhiti thotë se çështja zgjidhet brenda 3 muajve, Ajdari shprehet skeptike
Lajme

“Ka marrëveshje për provimin e jurisprudencës”, Mexhiti thotë se çështja zgjidhet brenda 3 muajve, Ajdari shprehet skeptike

Momenti
Published: May 19, 2026

Brenda tre muajve pritet të zgjidhet problemi me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Këtë e deklaroi për euronews kryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, i cili gjatë ditës bashkë me Kasamin zhvilluan takim me kryeministrin Hristijan Miskoski. Sipas Mexhitiit ka marrëveshje për kërkesën e studentëve.

“Ashtu siç i kemi zgjidhur këto dikastere, do të vazhdojmë me provimin e jurisprudencës që është kërkesë e studentëve, por jo vetëm te jurisprudenca, ne kemi rënë dakord që ligji i gjuhëve të zbatohet edhe në fusha tjera ku ka të bëjë me provime profesionale apo me licenca që duhet të merren.  Ju e keni kërkuar por çfarë është thënë? Nuk kemi kërkuar jemi marrë vesh, jemi dakorduar, është deklaratë e përbashkët e kryeministrit dhe dy partnerëve qeverisës VMRO dhe VLEN.  Pa një afat? Le të jetë një afat tre mujor sepse ka procedurë duhet të bëhet propozim ndryshim të ligjit, duhet të kaloi në Qeveri duhet të kaloi në Parlament”, tha Izet Mexhiti – Kryetar i VLEN.

Your browser does not support the video tag.

Deputetja e FE Rina Ajdari shpreh mosbesim ndaj zgjidhjeve që mund të propozojë qeveria duke nënkuptuar se mund të sjellin procedura të panevojshme ose të komplikuara. Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë e garanton përdorimin e shqipes, thotë ajo.

“Realisht nuk e di se me çfarë zgjidhje do të vijnë, se me çfarë perle do të vijnë… ja një shembull konkret po ua jap, dje arriti në Kuvend materiali për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe ishte skandaloz, besoj se në këtë vijë do të jetë edhe zgjidhja sepse nuk ka nevojë në këtë rast për një zgjidhje, vetëm do të komplikohet puna, do të komplikohet procedura. Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë, kushtetuta është shumë e qartë dhe vetëm duhet të zbatohet, pra Ministri i drejtësisë duhet vetëm ta rregulloj që studentët të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe”, tha Rina Ajdari – gp “Fronti Europian”.

Ndërkohë, studentët kërkojnë që e drejta për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe të mos mbetet vetëm premtim politik, por të zbatohet sa më shpejt në praktikë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë reagimet publike deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

The post “Ka marrëveshje për provimin e jurisprudencës”, Mexhiti thotë se çështja zgjidhet brenda 3 muajve, Ajdari shprehet skeptike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra

LEXO GJITHASHTU

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien

Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme

Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë

August 7, 2026
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?