Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ka paralajmëruar një aksion simbolik para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), ku do t’i drejtojë Akademisë një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e fundit në Hagë.
Aksioni do të mbahet të premten, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa pas përfundimit të tij organizatorët do të japin edhe një deklaratë për media. Aksioni do të zhvillohet para objektit të ASHAK-ut. /Gazeta Express
Komunikata e plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ju fton të përcillni një aksion simbolik para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Përmes këtij aksioni do t’i drejtohet Akademisë një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e fundit në Hagë.
Aksioni do të zhvillohet nesër, e premte, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa në përfundim do të ketë edhe deklaratë për media.
Koha: 10:00
Vendi: Para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
The post “Jo në emrin tim” nesër aksion para Akademisë së Shkencave për heshtjen ndaj aktgjykimit të Speciales appeared first on Gazeta Express.

