By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: QSUT në Shqipëri vendos censurë, për daljet në media mjekët dhe infermierët duhet të marrin miratim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
QSUT në Shqipëri vendos censurë, për daljet në media mjekët dhe infermierët duhet të marrin miratim
TOP Momenti

QSUT në Shqipëri vendos censurë, për daljet në media mjekët dhe infermierët duhet të marrin miratim

Momenti
Published: September 24, 2026

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT) ka vendosur një procedurë të re për daljet publike të stafit mjekësor në media.

Sipas një formulari zyrtar të siguruar së fundmi, mjekët, infermierët dhe punonjës të tjerë të institucionit duhet të marrin miratim paraprak përpara se të marrin pjesë në një emision televiziv, intervistë në portal apo gazetë, podcast, apo të bëjnë deklarata në rrjetet sociale.

Formulari, me titull ’Kërkesë për dalje në media’, u kërkon punonjësve të përcaktojnë paraprakisht median dhe formatin e daljes publike, temën dhe qëllimin e deklaratës, personat e tjerë që do të marrin pjesë në intervistë, si edhe materialet mbështetëse që do të përdoren, përfshirë fotografi, video apo statistika.

Sipas formularit, kërkesa duhet të kalojë në dy nivele miratimi. Fillimisht ajo duhet të shqyrtohet nga Shefi i Marrëdhënieve me Publikun dhe më pas të marrë miratimin e Drejtorisë së QSUT-së.

Procedura ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si stafi i spitalit mund të komunikojë publikisht për çështje që lidhen me punën e tij dhe problematikat në sistemin shëndetësor.

Kritikët e kësaj procedure e shohin atë si një mekanizëm kontrolli mbi deklaratat publike të mjekëve dhe infermierëve, sidomos kur temat lidhen me kushtet në spitale, mungesat e medikamenteve, shërbimin ndaj pacientëve apo problematikat e tjera të sistemit shëndetësor.

Formulari parashikon që çdo dalje në media të autorizohet paraprakisht nga strukturat drejtuese të institucionit, duke e vendosur komunikimin e stafit në një proces formal miratimi.

Mbetet për t’u parë se si do të zbatohet kjo procedurë në praktikë dhe nëse ajo do të kufizohet te çështjet institucionale apo do të shtrihet në çdo deklarim publik të punonjësve të QSUT-së.

You Might Also Like

Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit sulmuan Policinë e Kosovës me “Zola” në Banjskë në 2023-ën
Ardit Kutleshi pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox që përdorej për shitblerjen e të dhënave personale
Vendimi i kushtetueses për Kuvendin ngre dilema, ekspertët: Kjo krijon pasiguri juridike
Llukarevska kërkon të publikohet raporti nga “skandali i qumështit”, ka dyshime në cilësinë e produkteve ushqimore
Italia dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin ushtarak

LEXO GJITHASHTU

Ushtria e Etiopisë thotë se ka zmbrapsur sulme, në reagimin e saj të parë lidhur me luftimet e reja
Ushtria e Etiopisë thotë se ka zmbrapsur sulme, në reagimin e saj të parë lidhur me luftimet e reja
Lajme
“Jo në emrin tim” me aksion simbolik para ASHAK-ut
“Jo në emrin tim” me aksion simbolik para ASHAK-ut
Lajme
Rregullat e relaksuara të planifikimit lejojnë 4000 banesa të reja në Cyrih
Rregullat e relaksuara të planifikimit lejojnë 4000 banesa të reja në Cyrih
Lajme
Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit në Prishtinë: “Jo në emrin tonë”
Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit në Prishtinë: “Jo në emrin tonë”
TOP Momenti
Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë
Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë
TOP Momenti

You Might Also Like

Crvena zvezda me mesazh kontrovers dhe provokues për Banjskën, të vrarët i quan “heronj”
TOP Momenti

Crvena zvezda me mesazh kontrovers dhe provokues për Banjskën, të vrarët i quan “heronj”

September 24, 2026
Zbulime të reja arkeologjike në Tepelenë, dalin në dritë dy mozaikë antikë
TOP Momenti

Zbulime të reja arkeologjike në Tepelenë, dalin në dritë dy mozaikë antikë

September 24, 2026
Janevska: Për dy vite në arsim janë investuar 70 milionë euro
TOP Momenti

Janevska: Për dy vite në arsim janë investuar 70 milionë euro

September 24, 2026
Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?
TOP Momenti

Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?