By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Janevska: Intelegjenca artificiale mund t’i ndihmojnë nxënësit, mirëpo roli i mësimdhënësit është i pazëvendësueshëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Janevska: Intelegjenca artificiale mund t’i ndihmojnë nxënësit, mirëpo roli i mësimdhënësit është i pazëvendësueshëm
TOP Momenti

Janevska: Intelegjenca artificiale mund t’i ndihmojnë nxënësit, mirëpo roli i mësimdhënësit është i pazëvendësueshëm

Momenti
Published: May 28, 2026

Çdo student e ka inteligjencën artificiale në telefonin e tij. Qëllimi nuk është që ajo të ndalet, por që njeriu të ketë fjalën e fundit. Në arsim, detyra jonë është të vendosim korniza dhe mënyra të përdorimit të saj. Ato i përcaktojmë me Strategjinë Kombëtare për Arsimin 2026–2032 dhe me shumë dokumente të tjera, me të cilat synojmë krijimin e mjedisit arsimor digjitalisht të pjekur, që do t’u mundësojë të rinjve t’i përdorin në mënyrë të përgjegjshme dhe kreative teknologjitë e reja, në funksion të zhvillimit personal, angazhimit qytetar dhe përparimit shoqëror.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në panel-diskutim në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, me temë: “Ridizanjimi i arsimit të lartë dhe universite-teve: inteligjenca artificiale dhe bashkëpunimi me industrinë si disa nga sfidat më serioze të kohës së sotme”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Your browser does not support the video tag.

“Qasja strategjike e Qeverisë është plotësisht në përputhje me konkluzionet më të fundit të Këshillit të BE-së, të majit 2026, të cilat i referohen marrëdhënies ndërmjet arsimit dhe inteligjencës artificiale dhe kërkojnë qasje etike, të sigurt dhe të përqendruar te njeriu ndaj kësaj inovacioni teknologjik”, tha Janevska, duke theksuar se me futjen e saj, roli i stafit mësimdhënës bëhet edhe më thelbësor.

“Inteligjenca artificiale mund të shpjegojë, por nuk mund t’i afrohet studentit me empati. Mund të përmbledhë përmbajtje, por nuk mund të vërejë se studenti është i hutuar nga përmbledhja. Nuk mund të shohë ku gabon dhe përse. Prandaj, ajo nuk mund ta zëvendësojë profesorin që e udhëheq studentin përgjatë programit studimor. Ndërveprimi profesor-student ndërton njohuri, aftësi, vlera dhe karakterin e studentit”, u shpreh ministrja.

Your browser does not support the video tag.

Duke folur për hapat e ndërmarrë në drejtim të zbatimit të inteligjencës artificiale në sistemin arsimor, Janevska theksoi se Ministria ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e arsimit të lartë, me mbështetjen e të cilave është hartuar Udhëzues për përdorimin e inteligjencës arti-ficiale dhe janë organizuar trajnime për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme.
Ajo theksoi se është e rëndësishme që të rinjtë të aftësohen në shkrim-leximin digjital dhe në veçanti, të kuptojnë thelbin dhe ta përdorin drejt teknologjinë.

“Kompanitë kërkojnë të diplomuar që janë të aftë teknikisht në inteligjencën artificiale dhe që kanë njohuri në një fushë të caktuar. Atyre u nevojiten njëkohësisht edhe kuadro me orientim shkencor, por edhe profesionistë me arsim të lartë. Prandaj, me Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, po e fusim konceptin e arsimit dual, si model studimi në të cilin integrohet mësimi akademik me trajnimin praktik në kompani, me qëllim që studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi profesionale të nevojshme në tregun e punës, përfshirë edhe ato digjitale”, shtoi ministrja.

Paneli i diskutimit është pjesë e konference ndërkombëtare dyditore, e dedikuar ndërtimit të sinergjisë për krijimin e zgjidhjeve inovative në procesin e transformimit digjital, të cilën e organizojnë Fakulteti i Makinerisë pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” dhe Shoqata e Profesorëve Evropianë të Inxhinierisë Industriale dhe Menaxhimit.

You Might Also Like

Nga 1 qershori aviokompanitë përfitojnë 3 deri në 6 € për secilin mërgimtar që e sjellin në Kosovë
Bislimi: Trajtimi spitalor 2023–2025 dëshmon rritje të investimeve dhe stabilitet të sistemit shëndetësor
Policia e Kosovës hap konkursin për 157 pozita “Toger”
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi
Rriten rastet spitalore për sëmundjet e syve dhe muskul-skeletore

You Might Also Like

Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në Tiranë
TOP Momenti

Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në Tiranë

May 28, 2026
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa më 2 qershor viziton Shkupin
TOP Momenti

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa më 2 qershor viziton Shkupin

May 28, 2026
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë
TOP Momenti

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

May 28, 2026
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të cilin po e merr si shembull Kurti?
TOP Momenti

Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të cilin po e merr si shembull Kurti?

May 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?