By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Ishte ëndrra e prindërve” – Katër vëllezërit nga Prishtina nisen për Haxh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Ishte ëndrra e prindërve” – Katër vëllezërit nga Prishtina nisen për Haxh
TOP Momenti

“Ishte ëndrra e prindërve” – Katër vëllezërit nga Prishtina nisen për Haxh

Momenti
Published: May 16, 2026

Rrugën të premten e mori për tek shtëpia e familjes Ademi në Prishtinë.

E në hyrje të saj, dolën për ta pritur burrat e kësaj familje.

Për ta, imami Nexhmi Hoxha, ka një urim të veçantë.

Kjo pasi katër burrat e kësaj familje, pas pak do të nisën në udhëtimin më të veçantë të jetës së tyre.

Bëhet fjalë për atë drejt Mekës, për ta kryer obligimin e haxhit.

“Unë nuk mundem me gjete shprehje se si po ndihem tash, është një ndjenjë që sa herë po mendoj  që kemi me shku bashkë po ndjehem me disa emocione në vetë që qysh ka me u krye, qysh ka me u kënaq”, thotë hoxha Zejnullah Ademi.

Zejnullah Ademi, tregon se si e pritën lajmin vëllëzërit e tjerë.

“Atëherë kur kam qenë në 2022, vëllezërit por edhe disa kushërinj  që i kemi aty në fshat më kanë thanë kur shkon hoxha kemi me shku edhe na herën tjetër me ty, më kanë lanë këtë fjalë kështu. E kur deshti Zoti e hyra në listë dhe e shënova emrin ju tregova, ata me padurimi e pritën këtë lajm të mirë e që ju  thash po shkojë, edhe të tre vëllezërit e mijë ë, por edhe ata kushërinj e mi në fshat”.

Dëshira e madhe për të qenë bashkë më vëllezërit, bëri që ftesës së t’i përgjigjet edhe Ruzhdiu.

“Obligimi që është për ata që i kanë mundësitë, edhe është një prej shtyllave të fesë Islame. Pastaj edhe mundësitë materiale, po. Unë personalisht edhe një herë kam qenë më herët në haxh, po këtë vit organizuan  tre vëllezërit  e tjerë. Dëshira e madhe për të qenë bashkë me ta në një tubim në një vend të shenjtë edhe më tepër na shtyu me e marr këtë rrugë”.

E vëllai tjetër, Behrami, thotë se me këtë po e plotësojnë ëndrrën që e kishin prindërit e tyre.

“Unë jetoj në Londër për momentin, kështu që si më ka thirr në telefon thash po menjëherë, ne jemi të gatshum i ka thirr edh vëllezërit e tjerë. Së bashku jemi bë, është një plotësim i dëshirës së prindërve tonë që kanë pas neve më na bashku e me marr një udhëtim të shenjtë. Nuk mundemi hale ne me paramendua qysh është pa shku atje”, thotë ai.

Për këtë, të premten në familjen Ademi, emocionet i përfshinë edhe familjarët e tjerë.

“Është një emocion i veçantë edhe pse vet nuk po udhëtoj. Por pse është emocion , është se ka qenë një ëndërr e imja e kamotshme me shku bashkë me ta në haxh. Edhe pse nuk po jem unë  me ta, nuk na mundësoi Zoti me kanë bashkë me ta, si ëndërr po plotësohet dhe kjo për mua është një ndjenjë e emocion i veçantë”, u shpreh familjari Ferid Ademi.

Haxhi është shtylla e pestë e besimit në fenë Islame.

Ndërsa është obligim ta kryer për ata që i kanë mundësitë financiare.

source

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?