By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ish-ministri Gashi: Kosova aktualisht s’ka nevojë për xhandarmëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ish-ministri Gashi: Kosova aktualisht s’ka nevojë për xhandarmëri
Lajme

Ish-ministri Gashi: Kosova aktualisht s’ka nevojë për xhandarmëri

Momenti
Published: May 21, 2026

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se aktualisht Kosova nuk ka nevojë për xhandarmëri, por sipas tij ka nevojë për mbështetje të strukturave aktuale të Policisë së Kosovës. 

Ai ka theksuar se njësitë aktuale policore kanë nevojë që të mbështeten si nga aspekti material, ashtu edhe ai logjistik. 

Your browser does not support the video tag.

“Kosova në momentin aktual nuk ka nevojë për një strukturë të tillë, por ka nevojë të mbështesë strukturat aktuale të Policisë të cilat janë të afta dhe të përgatitura edhe për përballimin e situatave të tilla, si rasti i Banjskës. Duhet të mbështeten njësitë aktuale në aspektin material dhe logjistik”, u shpreh ai në Interaktiv.

Tutje Gashi potencoi se e vetmja mundësi ligjore se si do të mund të funksionalizohej xhandarmëria në Kosovë, do të ishte në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

“Ende nuk kemi projekt për këtë, vështirë të parashikohet si është menduar. Ekzistojnë disa modele të strukturimit të kësaj strukture, Kosova nuk mund të zgjedhë sepse disa shtete e kanë në kuadër të ministrisë së mbrojtjes, Kosova nuk ka mundësi sepse ushtria e Kosovës është e limituar të operojë në komunat e veriut, kështu që e vetmja mundësi legale që të ketë një strukturë të tillë është pranë Ministrisë së Brendshme si agjenci e veçantë”, ka thënë Gashi. 

Ishte vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të hënën në KTV njoftoi formimin e xhandarmërisë së Kosovës. E një ditë më pas, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nënshkroi vendimin për themelimin e grupit punues që do të analizojë dhe propozojë modalitete se si duhet të funksionojë xhandarmëria.

Sveçla në Facebook ka shkruar se xhandarmëria do të funksionojë si agjenci brenda MPB-së dhe ka bërë të ditura disa kompetenca që do t’i ketë.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, pati thënë ai të martën.

The post Ish-ministri Gashi: Kosova aktualisht s’ka nevojë për xhandarmëri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?