By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u la në masën “arrest shtëpie”- Gjykata e Posaçme del me njoftim zyrtar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u la në masën “arrest shtëpie”- Gjykata e Posaçme del me njoftim zyrtar
TOP Momenti

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u la në masën “arrest shtëpie”- Gjykata e Posaçme del me njoftim zyrtar

Momenti
Published: September 24, 2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot vazhdimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, kërkesa për marrjen në pyetje të Hysenit ishte paraqitur më 23 shtator nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas përfundimit të gjykimit, gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 69, vendosi që masa shtrënguese, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, të vijojë të zbatohet.

Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Hyseni u largua nga GJKKO pas rreth dy orësh e njëzet minutash. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa ajo refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për përgjimet e SPAK.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 23.09.2026 ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për marrjen në pyetje të personit nën hetim Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 69, datë 24.09.2026 vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Vlora Hyseni.

Gjithashtu, gjykata, bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur ndalimin e publikimit tërësisht apo pjesërisht të këtij vendimi gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Tiranë, më datë 24.09.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. /Tch/

You Might Also Like

​Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?
BE: Keqardhje që Serbia s’ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për sulmin në Banjskë
“Liria Ka Emër” fton bashkatdhetarët në protesta në Evropë më 26 dhe 27 shtator
Apeli e kthen në rigjykim lëndën ndaj Idriz Aliajt për tentim vrasjen e bashkëjetueses
Tre vjet Banjska, Radoiçiq nën hijen e Vuçiqit

LEXO GJITHASHTU

Tre dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve të tyre në mars të ’99-ës në Burim të Malishevës, njëri e identifikon të akuzuarin Morina
Tre dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve të tyre në mars të ’99-ës në Burim të Malishevës, njëri e identifikon të akuzuarin Morina
Lajme
LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim
LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim
Lajme
Pse benzina mund të shtrenjtohet edhe më shumë në Zvicër
Pse benzina mund të shtrenjtohet edhe më shumë në Zvicër
Lajme
Tre vjet pas Banjskës, në Serbi vazhdon glorifikimi i të vrarëve të grupit terrorist, shfaqen mesazhe nacionaliste
Tre vjet pas Banjskës, në Serbi vazhdon glorifikimi i të vrarëve të grupit terrorist, shfaqen mesazhe nacionaliste
TOP Momenti
Shefi i EULEX-it vlerëson SHKK-në: Lider jo vetëm në rajon, por edhe shembull për shtetet evropiane
Shefi i EULEX-it vlerëson SHKK-në: Lider jo vetëm në rajon, por edhe shembull për shtetet evropiane
TOP Momenti

You Might Also Like

Kallëzim penal kundër oficerëve të policisë dhe doganierëve, nga kontrabanda me cigare kanë shkaktuar dëm mbi 6 milionë euro në buxhet
TOP Momenti

Kallëzim penal kundër oficerëve të policisë dhe doganierëve, nga kontrabanda me cigare kanë shkaktuar dëm mbi 6 milionë euro në buxhet

September 24, 2026
Policia e Tiranës në aksion, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të ndryshme
TOP Momenti

Policia e Tiranës në aksion, arrestohen 8 persona të kërkuar për krime të ndryshme

September 24, 2026
DPHM: Nesër mot me shi dhe më i ftohtë
TOP Momenti

DPHM: Nesër mot me shi dhe më i ftohtë

September 24, 2026
​Si të ruhet “integriteti” nga “anarkia” e institucionet?
TOP Momenti

​Si të ruhet “integriteti” nga “anarkia” e institucionet?

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?