By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani sulmon bazën amerikane në Jordani, rritet çmimi i naftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani sulmon bazën amerikane në Jordani, rritet çmimi i naftës
TOP Momenti

Irani sulmon bazën amerikane në Jordani, rritet çmimi i naftës

Momenti
Published: July 29, 2026







Bota
July 29, 2026 – 08:16


Your browser does not support the video tag.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar pas takimit mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas raportimeve, Irani ka sulmuar një bazë ushtarake amerikane në Jordani dhe ka goditur tre cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit.


Ushtria jordaneze njoftoi se ka neutralizuar dhe rrëzuar pesë raketa iraniane të lëshuara drejt territorit të saj. Më herët, Garda Revolucionare iraniane kishte deklaruar se kishte goditur një bazë amerikane në Jordani me raketa balistike.


Ndërkohë, të paktën 10 anëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF), një ish-aleancë paraushtarake në Irak, janë vrarë nga sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite ndaj bazave të tyre në disa provinca të Irakut. Burime të cituara nga AFP bëjnë të ditur se numri i viktimave mund të rritet.


Përshkallëzimi i situatës ndikoi edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Çmimi i naftës Brent u rrit me 3,01 për qind, duke arritur në 87,10 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI u rrit me 2,61 për qind, në 81,87 dollarë për fuçi.


Në zhvillime të tjera, mediat izraelite raportuan se Irani pritet të marrë nga Kina furnizimin e parë me rreth 400 sisteme portative kundërajrore (MANPADS), në kuadër të forcimit të mbrojtjes së tij ajrore. Megjithatë, Ministria e Jashtme e Kinës i hodhi poshtë këto raportime, duke i cilësuar si “plotësisht të pabazuara”.


Pas takimit në Uashington, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi bisedën me Donald Trump si “një nga takimet më të mira” që kanë zhvilluar ndonjëherë. Ai tha se aleanca mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara është “e fortë si graniti” dhe theksoi se të dy liderët ndajnë të njëjtin qëllim: të pengojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore.


“Ne nuk duam që regjimi i Teheranit të ketë armë bërthamore. Këtë objektiv do ta arrijmë me mjete diplomatike ose me mënyra të tjera”, deklaroi Netanyahu për Fox News. /rtk


source

You Might Also Like

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues
Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash

LEXO GJITHASHTU

Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
Lajme
VV reagon pasi Haradinaj bëri propozimin për Thaçin President, deputeti Baloku e quan të humbur opozitën
VV reagon pasi Haradinaj bëri propozimin për Thaçin President, deputeti Baloku e quan të humbur opozitën
Lajme
Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
Lajme
SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
Lajme
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Lajme

You Might Also Like

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
TOP Momenti

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

August 22, 2026
160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë
TOP Momenti

160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë

August 22, 2026
“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje
TOP Momenti

“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje

August 22, 2026
Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
TOP Momenti

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?