By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Interesi i diasporës për votim është rritur, sfidë mbetet informimi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Interesi i diasporës për votim është rritur, sfidë mbetet informimi
Lajme

Interesi i diasporës për votim është rritur, sfidë mbetet informimi

Momenti
Published: May 25, 2026

Interesi i madh i kosovarëve që jetojnë në diasporë, për të marrë pjesë në zgjedhje në Kosovë, pas secilit cikël zgjedhor është rritur dukshëm. E forma e preferuar e votimit nga diaspora, është vërejtur votimit përmes kutive postare jashtë Kosovës.

Ndërkohë, sfidë kryesore sipas organizatës Germin mbetet informimi i qytetarëve.

Your browser does not support the video tag.

Në tryezën e organizuar nga Germin me temën “Votimi nga jashtë vendit, diaspora në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, drejtori Lirim Krasniqi tha se është rritur efekti elektoral i votave të diasporës.

“Interesi i diasporës për të marrë pjesë në zgjedhje pas secilit cikël zgjedhor është rritur, me këtë është rritur edhe efekti elektoral të votave të diasporës…Mbi 64 përqind e personave që kanë votuar nga jashtë, kanë votuar përmes postës përmes kutive postare të cilat KQZ i ka hapur jashtë Kosovës dhe ky numër është rritur akoma më shumë në dhjetor të 2025, kjo është forma më e preferuar e votimit, më e lehta, efikase e e shpejta”, tha Krasniqi.

Sipas tij, një ndër sfidat kryesore mbetet informimi i qytetarëve jashtë vendit për formën e votimit dhe hapjen e qendrave të votimit e kutitë postare jashtë Kosovës.

Krasniqi rekomandoi që të qartësohet vendndodhja e qendrave të votimit jashtë Kosovës.

Në këtë tryezë diskutimi, të ftuar nga organizata ishin edhe përfaqësues të subjekteve politike.

Përveç përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, asnjë parti tjetër politike nuk morri pjesë.

Përfaqësuesja e LVV-së, Liza Gashi kujtoi se si në vitin 2010 nga diaspora ishin 5 mijë vota, ndërkohë sot ky numër është rritur jashtëzakonisht shumë.

Sa i përket pjesës së informimit, Gashi tha se ka ende punë që të informohet sakt diaspora.

Deri më tani janë aprovuar gati 110 mijë kërkesa të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Ndërkohë në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, ishin regjistruar 77 mijë.

The post Interesi i diasporës për votim është rritur, sfidë mbetet informimi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit akoma nuk ka përfunduar
“Për Kurtin, historia do tregojë” Historiani Jusuf Buxhovi për Kurtin, bashkimin kombëtar…

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
TOP Momenti
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
TOP Momenti
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
TOP Momenti
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
TOP Momenti

You Might Also Like

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare
Lajme

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin

August 19, 2026
Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme

Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

August 19, 2026
Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të
Lajme

Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?