Zekirija Ramadani ka hyrë në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë trajneri më i trofeshëm në historinë e Superligës së Kosovës.
Me titullin e fituar sot me Dritën, Ramadani arriti kuotën e pesë titujve kampionë, duke lënë pas Afrim Tovërlanin, i cili kishte katër.
Titulli i sivjetmë me Dritën është i dyti radhazi për Ramadanin me skuadrën gjilanase, pas triumfit edhe në sezonin 2024/25.
Përveç suksesit me Dritën, ai kishte shpallur kampione edhe FC Prishtina në sezonin 2020/21, KF Feronikeli në edicionin 2018/19 dhe KF Trepça ’89 në sezonin 2016/17.
Karriera e Ramadanit tashmë konsiderohet ndër më të suksesshmet në futbollin kosovar, pasi ai ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë për të ndërtuar skuadra fituese dhe për të ruajtur stabilitetin në garën për titull.
The post Pesë tituj të kampionit, Zekirija Ramadani shkruan histori në Superligë appeared first on Gazeta Express.




