FC Drenica ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Superligën e Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Gjilanin me rezultat 2:1.
Përveç triumfit në fushë, dita ishte e veçantë edhe për shkak të pranisë së Rifat Jashari në stadium, një figurë e respektuar dhe simbol i qëndresës shqiptare. Klubi drenicas reagoi pas ndeshjes me një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke e falënderuar për përkrahjen dhe praninë pranë skuadrës.
“Prezenca juaj na dha forcë, motiv dhe fat – dhe bashkë arritëm fitoren”, shkroi FC Drenica në postimin e saj, duke theksuar se ishte nder dhe krenari për klubin që baca Rifat ishte prezent në stadium.
Fitorja ndaj Gjilanit i jep frymë të re skuadrës drenicase në garën e fortë për mbijetesë, në një moment vendimtar të sezonit, derisa atmosfera në stadium dhe përkrahja e tifozëve krijuan një ditë të paharrueshme për klubin kuqezi.
The post “Prezenca juaj na dha forcë dhe motiv”, FC Drenica falënderon Rifat Jasharin appeared first on Gazeta Express.



