Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur këtë të shtunë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, që kryetari i saj, Albin Kurti, të jetë sërish kandidat i partisë për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në këtë votimi nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Dukagjini.
Arbëria Nagavci konstatoi se Këshilli i Përgjithshëm vendosi që Kurti të jetë kandidat për kryeministër.
Ndërkaq, Kryetarja e Forumit të Gruas në këtë parti, Albulena Haxhiu, gjatë fjalës së saj pati edhe lëvdata për kryetarin e partisë teksa e dha propozimin.
“E propozoj se e njoh nga afër. E them me bindje me plotë, ai nuk e ka kuptuar pozitën e kryeministrit as si rehati e as si privilegj. Për të, pozita ka qenë për t’i ndihmuar qytetarëve. Për Albin Kurtin, shteti matet aty ku prek jetën e qytetarit. Përtej qeverisjes më të suksesshme, me te shteti nuk është strehë për të fortët e as strehë për plaçkë. Është i pashantazueshëm në politikë”, u shpreh Haxhiu.
Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, Kurti numëroi ato që i konsideron si të arriturat më të mëdha gjatë qeverisjes së tij.


