By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti i bindur se do të ketë “Kurti 4”, e shfaq si prioritet statusin e kandidatit për anëtarësim në BE: E kemi merituar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti i bindur se do të ketë “Kurti 4”, e shfaq si prioritet statusin e kandidatit për anëtarësim në BE: E kemi merituar
Kurti i bindur se do të ketë “Kurti 4”, e shfaq si prioritet statusin e kandidatit për anëtarësim në BE: E kemi merituar
Lajme

Kurti i bindur se do të ketë “Kurti 4”, e shfaq si prioritet statusin e kandidatit për anëtarësim në BE: E kemi merituar

Momenti
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke shkruar në ditën e Evropës, ka thënë se, Bashkimi Evropian është lindur mbi rrënojat e luftës së dytë botërore, dhe se, çelësi i paqes që gëzon Evropa është krijimi i institucioneve të përbashkëta që i shndërruan rivalët në partnerë.

Kurti, më tej shtoi se, anëtarësimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor që duan të anëtarësohen nuk është thjesht çështje prosperiteti dhe mirëqenieje, porse, është domosdoshmëri për të siguruar paqen e qëndrueshme në Evropë, përcjell Gazeta Express.

‘’ Kosova sot është demokracia më e zhvilluar dhe ekonomia me rritjen mesatare më të lartë në rajon. Aplikimi për anëtarësim dhe liberalizimi i vizave ishin hapat historikë të mandatit që shkoi. Mandati që vjen do të jetë për statusin e kandidatit, hapjen e negociatave, dhe avancimin që Kosova e ka merituar prej kohësh’’, ka shkruar Kurti mes tjerash.

Postimi:

“Evropa nuk do të bëhet menjëherë apo sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete, të cilat së pari krijojnë një solidaritet de fakto.”

Me këto fjalë, Robert Schuman e nisi projektin më të madh paqësor që ka njohur kontinenti ynë.

Bashkimi Evropian lindi mbi rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Brenda tri dekadave, Evropa kishte përjetuar dy luftëra shkatërruese, dhe nevoja për një paqe të qëndrueshme ishte bërë ekzistenciale.

Por paqja nuk u ndërtua mbi harresë. Ajo u ngrit mbi drejtësinë e gjyqit të Nurembergut dhe mbi përgjegjësinë ndaj viktimave të luftës. Pra, mbi një paqe të drejtë.

Drejtësia dhe përgjegjësia u pasuan nga vizioni i bashkëpunimit. Çelësi i paqes që gëzon Evropa prej afër tetë dekadash ishte te krijimi i institucioneve të përbashkëta që i shndërruan rivalët historikë në partnerë. Kështu lindi Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut, dhe që nga viti 1951 deri sot, Evropa është ndërtuar hap pas hapi, pikërisht ashtu siç e kishte parashikuar Schuman.

Ndërkohë, Kosova e jetoi shekullin e njëzetë ndryshe. Përveç dy luftërave botërore dhe luftërave të tmerrshme ballkanike, ne përjetuam edhe gjenocidin serb në fillim dhe në fund të tij. Për ne, projekti evropian mbeti një premtim i pambaruar paqeje deri në fund të shekullit.

Pikërisht për këtë arsye, anëtarësimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor që duan të anëtarësohen nuk është thjesht çështje prosperiteti dhe mirëqenieje. Është domosdoshmëri për të siguruar paqen e qëndrueshme në Evropë.

Kosova sot është demokracia më e zhvilluar dhe ekonomia me rritjen mesatare më të lartë në rajon.

Aplikimi për anëtarësim dhe liberalizimi i vizave ishin hapat historikë të mandatit që shkoi.

Mandati që vjen do të jetë për statusin e kandidatit, hapjen e negociatave, dhe avancimin që Kosova e ka merituar prej kohësh.

Gëzuar Ditën e Evropës!

The post Kurti i bindur se do të ketë “Kurti 4”, e shfaq si prioritet statusin e kandidatit për anëtarësim në BE: E kemi merituar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ndërruesit e shpejtësisë me dy friksione – sa zgjasin dhe si mund t’ua shkurtoni vetë jetën e tyre?!
Gjashtë të zhdukur pas sulmeve amerikane pranë Hormuzit, pretendon Irani
Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind
Albin Kurti, sërish kandidat i VV-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit
Dita e Evropës, Presidenti i Këshillit Evropian uron Kosovën si anëtarja e ardhshme e BE-së
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Kurti e vlerëson ‘‘domethënëse’’ dhe të ‘‘rrallë’’ bashkimin e VLEN në një parti: Në politikë jemi mësuar të shohim ndarje
Lajme

Kurti e vlerëson ‘‘domethënëse’’ dhe të ‘‘rrallë’’ bashkimin e VLEN në një parti: Në politikë jemi mësuar të shohim ndarje

Momenti
Momenti
May 9, 2026
Futbollisti i Slavia Pragës bëhet viral me veprimin e tij unik për ta vonuar lojën
Ambasadori suedez: Kosova është mbrapa Shqipërisë në rrugën e integrimeve, anëtarësimi në BE është i vështirë
Nuk ishte në Kongres, reagon ashpër Hoti: Askush mbi LDK-në
Lazio – Inter, formacionet zyrtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?