Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka shkruar për një takim që do të mbahet në mes të NATO-s dhe SHBA-së.
Ai ka thënë se epoka kur SHBA ka paguar shumëfish për mbrojtjen e Evropës ka mbaruar dhe se tashmë me politikën e jashtme të udhëhequr nga Trump, kërkohen veprime nga aleatët dhe jo fjalë.
“Takimi i kësaj jave midis SHBA-së dhe NATO-s është mbi NATO 3.0. Epoka e Amerikës që paguan një faturë të jashtëzakonshme për mbrojtjen e Evropës ka mbaruar. Të udhëhequra nga Politika e Jashtme “Amerika e Para” e Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara kërkojnë veprime, jo fjalë, nga aleatët tanë”, ka shkruar ai.
This week’s USNATO Huddle is on NATO 3.0. The era of America footing an outsized bill for Europe’s defense has ended. Led by President Trump’s America First Foreign Policy, the United States demands actions, not words, from our Allies. pic.twitter.com/z9lEd3iQJ7
— U.S. Ambassador to NATO (@USAmbNATO) May 9, 2026
The post Ambasadori i SHBA në NATO: Ka mbaruar epoka kur ne kemi paguar shumëfish për mbrojtjen e Evropës appeared first on Gazeta Express.




