By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trepça-Bashkimi në sytë e dy legjendave: Artan Mehmeti dhe Bledar Gjeqaj analizojnë finalen e madhe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trepça-Bashkimi në sytë e dy legjendave: Artan Mehmeti dhe Bledar Gjeqaj analizojnë finalen e madhe
Lajme

Trepça-Bashkimi në sytë e dy legjendave: Artan Mehmeti dhe Bledar Gjeqaj analizojnë finalen e madhe

Momenti
SHARE
Trepça-Bashkimi në sytë e dy legjendave: Artan Mehmeti dhe Bledar Gjeqaj analizojnë finalen e madhe

Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll këtë edicion do të sjellë përballë Trepçën dhe Bashkimin, dy skuadra që gjatë gjithë sezonit kanë dëshmuar cilësi dhe konsistencë në kampionat.

Për këtë duel të shumëpritur, në një intervistë për Telegrafin kanë folur dy emra të njohur të basketbollit kosovar: ish-legjenda e Trepçës, Artan Mehmeti, dhe ish-legjenda e Bashkimit, tashmë pjesë e stafit teknik të klubit prizrenas, Bledar Gjeqaj. Ata kanë ndarë mendimet e tyre për favoritin, çelësin e suksesit dhe lojtarët që mund ta vendosin serinë finale.

Mehmeti ka deklaruar se të dy ekipet janë me meritë pjesë e finales së këtij edicioni, por sipas tij përparësia i takon Trepçës për të triumfuar në fund.

Ish-basketbollisti po ashtu ka analizuar se çfarë e ka penalizuar më shumë Bashkimin në përballjet e fundit me Trepçën, si dhe ka përmendur emrat që, sipas tij, mund ta përcaktojnë fituesin.

“Mendoj se të dyja ekipet janë me plot meritë pjesë e finales këtë vit. Sa i përket favoritit, mendoj se Trepça është përpara në këtë seri finale, duke parë ecurinë dhe kontinuitetin e lartë që kanë treguar gjatë gjithë sezonit, përfshirë edhe triumfin në Kupën e Kosovës. Natyrisht, edhe Bashkimi është me meritë në finale dhe do të kërkojë momentin e vet për t’u shpallur kampion”.

“Në letër duket thjeshtë. Trepça duhet ta mbrojë terrenin e vet për t’u shpallur kampione. Në anën tjetër, Bashkimit i duhet të fitojë të paktën një ndeshje si mysafir dhe të mos gabojë në shtëpi për të arritur te titulli”.

“Mendoj se Bashkimi do ta ketë shumë të vështirë. Lojtarët fundorë të Trepçës, me lojën e tyre agresive në mbrojtje, do t’i detyrojnë organizatorët e Bashkimit të harxhojnë shumë energji për të gjetur zgjidhje në sulm. Përveç kësaj, kam vërejtur se lojtarët e Bashkimit kanë një respekt të tepruar për ata të Trepçës, gjë që po i penalizon në ndeshjet e fundit”.

“Klubi i Trepçës është me meritë kampion dhe fitues i Kupës vitet e fundit. Kjo vjen si rezultat i një organizimi të shkëlqyer nga kryesia e klubit, por edhe falë përkrahjes së zjarrtë nga tifozët Torcida, andaj qyteti e meriton të quhet qyteti i basketbollit”.

“Trepça ka një përbërje aq cilësore, sa që çdo lojtar i tyre mund të shpallet MVP i finales. Te Bashkimi, barra kryesore në këtë seri do të bjerë mbi Shorter”, ka thënë Mehmeti.

Edhe te Bashkimi ka optimizëm, siç ka thënë Gjeqaj, por sipas tij Trepça ka një përparësi të vogël për shkak të mungesave me të cilat po përballet klubi prizrenas.

Megjithatë, ai i siguroi tifozët e Bashkimit se kësaj serie finale klubi do t’i qaset me seriozitet maksimal.

“Trepça ka një ekip mjaft të konsoliduar, them të drejtën, por finalja është finale dhe ne do t’i qasemi me seriozitet maksimal”.

“Një përparësi e Trepçës është fakti që ata do ta kenë rosterin e kompletuar, ndërsa ne përballemi me disa mungesa”.

“Qyteti i Prizrenit dhe tifozët e saj e meritojnë titullin kampion për përkrahjen e vazhdueshme që na kanë dhënë gjatë sezonit”, ka thënë Gjeqaj.

Kujtojmë se ndeshja e parë e serisë finale mes Trepçës dhe Bashkimit do të luhet të dielën me fillim nga ora 19:30, ndërsa kampion shpallet skuadra që arrin e para katër fitore./Telegrafi/

You Might Also Like

Zbulohen pagat e lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës – shifra marramendëse dhe befasi në listë
Momenti kur aeroplanët amerikanë sulmojnë anijet cisterne iraniane
VMRO-DPMNE: Filipçe “po e josh” Bullgarinë me ndryshimet kushtetuese
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, merr fund qeverisja 16 vjeçare e Orbanit
Dita e Evropës, Presidenti i Këshillit Evropian uron Kosovën si anëtarja e ardhshme e BE-së
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Vidhet kasaforta me donacione në një xhami të Tetovës
Lajme

Vidhet kasaforta me donacione në një xhami të Tetovës

Momenti
Momenti
May 9, 2026
Nuk ishte në Kongres, reagon ashpër Hoti: Askush mbi LDK-në
Arbeloa, çfarë gafe: Valverde dhe Tchouameni do të vazhdojnë të luftojnë për Real Madridin
Rusia mban paradë të kufizuar të Ditës së Fitores mes masave të rrepta të sigurisë në Moskë
Ndërruesit e shpejtësisë me dy friksione – sa zgjasin dhe si mund t’ua shkurtoni vetë jetën e tyre?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?