By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Incidenti në Skenderaj, kush dhe pse e çoi Njësinë Speciale me maska që revoltoi qytetarët e Drenicës mbrëmë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Incidenti në Skenderaj, kush dhe pse e çoi Njësinë Speciale me maska që revoltoi qytetarët e Drenicës mbrëmë?
Lajme

Incidenti në Skenderaj, kush dhe pse e çoi Njësinë Speciale me maska që revoltoi qytetarët e Drenicës mbrëmë?

Momenti
Published: May 15, 2026

Incidenti i mesditës së djeshme në qytetin e Skenderajt nga ku mbetën të lënduar kryetari i degës së Vetëvendosjes, zëvendësministri Hysni Mehani dhe aktivisti Bahri Zabeli, nxiti tensione në mbrëmje mes policisë e qytetarëve në këtë qytet pas vendosjes së Njësisë Speciale. Vetëvendosje pretendoi se anëtarët e saj u sulmuan nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili e mohoi duke thënë se qytetarët reaguan pas thirrjes “Sami Serbia”.  Policia njoftoi se dy persona u arrestuan për këtë rast, ndërsa për intervistim u ftuan dy të tjerë, përfshirë Lushtakun, që deri në njoftim thanë se nuk iu përgjigjen thirrjes.

Qytetarët e Skenderajt mbrëmë dolën në rrugë për të kundërshtuar prezencën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës pasi atë e lidhën me incidentin ku u përfshi kryetari Lushtaku e zëvendësministri Mehani.

Drejtoresha e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci, tha se vendosja e Njësisë Speciale ishte çështje rutinore dhe operative, e lidhur me kontrolle dhe aktivitete policore të zakonshme.

Por, këtë version s’e pranuan qytetarët, të cilët praninë e policisë e panë si presion politik.

Në ballë të qytetarëve doli ish-deputetja Ganimete Musliu, e cila kërkoi sqarim nga policia se pse ndodhën aty.

Ajo telefonoi policinë për të marrë përgjigje për këtë.

“Një pjesë e Njësisë Speciale e kanë vetëm plan operativ për shkak se është vera duke u afruar dhe ka më shumë qarkullim të automjeteve, nuk është asgjë për t’u shqetësuar”, i tha zyrtarja në telefon, të cilin Musliu e kishte vendosur me zë të lartë për ta regjistruar edhe mediat që ishin prezente.

Megjithatë, Musliu këtë përgjigje e mori si “tallje me qytetarët e Skenderajt”.

Përveç saj për situatën e krijuar reagoi edhe nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili e përshkroi si “atmosferë shtetrrethimi”.

 “Sonte, në mesnatë, në Sheshin e Lirisë “Adem Jashari” në Skenderaj, shumëkush mund të ndiejë peshën e një simbolike të rëndë. Jo sepse historia po përsëritet, e as sepse kohët janë të njëjta, por sepse çdo atmosferë tensioni e shtetrrethimi në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë.  Kur qytetarët fillojnë të ndiejnë presion aty ku duhet të ndiejnë liri, atëherë çdo pushtet duhet të reflektojë”.

Pas disa orësh tensione dhe grumbullimi të qytetarëve, Njësia Speciale dhe forcat tjera policore u larguan nga Skenderaj në orët e para të mëngjesit, ndërsa qytetarët paralajmëruan reagime të tjera edhe gjatë ditës së sotme.

Këtë mëngjes një reagim erdhi nga kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, i cili tha se mbrëmë “pamë skena aspak të mira”.

Ai tha se Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë “me prapavija presioni dhe demonstrimi force”.

Hamza ia la edhe një porosi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë.  Ai nuk mund ta parandalojë braktisjen nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës. Ndalu, Albin”, shkroi Hamza.

Ai iu bëri thirrje votuesve të PDK’së dhe nga të gjithë qytetarët ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të fokusohen në datën 7 qershor.

“Aty do ta japim me votë përgjigjen tonë ndaj politikës së përçarjes”.

Ndërkaq, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ftuar konferencë për media, e cila pritet të mbahet në zyrat e kësaj organizate në Skenderaj nga ora 10:30.

Për incidentin e djeshëm, Prokuroria Themelore në Mitrovicë doli me një komunikatë ku sqaroi veprimet që kanë ndërmarrë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi me rastin e sotëm në Skenderaj, ku si pasojë e sulmit fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me iniciale H.M., dhe B.Z., prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skenderaj, ku së bashku me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin. Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërkaq, dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”, tha dje prokuroria.

The post Incidenti në Skenderaj, kush dhe pse e çoi Njësinë Speciale me maska që revoltoi qytetarët e Drenicës mbrëmë? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?