By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Incidenti në aeroportin Leipzig/Halle skenar sulmi hibrid
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Incidenti në aeroportin Leipzig/Halle skenar sulmi hibrid
Lajme

Incidenti në aeroportin Leipzig/Halle skenar sulmi hibrid

Momenti
Published: August 6, 2026

Pas gjetjes së një droni me lëndë shpërthyese në aeroportin Leipzig/Halle, autoritetet janë të alarmuara. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, u shpreh për një “nivel të ri rreziku.”

Gjetja e një droni të pajisur me mjet shpërthyes në aeroportin Leipzig/Halle përbën një “nivel të ri rreziku” tha ministri federal gjerman i Punëve të Brendshme, Alexander Dobrindt, i cili ishte në aeroport për t’u informuar për ngjarjen.

Your browser does not support the video tag.

Sipas vlerësimit të tij “kemi të bëjmë me një skenar sulmi hibrid”. Fakti që një dron “i armatosur me lëndë shpërthyese u gjet në territorin e një aeroporti është një skenar i ri kërcënimi” deklaroi politikani i CSU-së.

Dobrindt tha se kjo situatë kërcënuese “nuk është vepër amatorësh”, por është “përgatitur në mënyrë shumë profesionale” dhe kërkon “një nivel të lartë përvoje teknike”. “Nga e gjithë situata nuk mund të flitet për një veprim amator, por për një veprim profesional dhe situatë hibride kërcënimi, me të cilën duhet të vazhdojmë të merremi.”

Pa përmendur ndonjë autor të mundshëm, ministri i Brendshëm foli për një “garë” që “mund të përfshijë edhe fuqi të huaja. Kjo do të jetë pjesë e hetimeve.”

Lëndë shpërthyese me fuqi të lartë

Punonjësit e aeroportit Leipzig/Halle gjetën një dron të pajisur me lëndë shpërthyese, i cili thuhet se ndodhej mjaft afër katër avionëve transportues të linjës ajrore shtetërore ukrainase “Antonov Airlines”.

Ekzaminim i parë nga specialistët e çaktivizimit të mjeteve shpërthyese rezultoi pozitiv për nitrate, një substancë që mund të përdoret për shpërthime. Kurse nga analiza e kryer nga ekspertët e Policisë së Landit të Saksonisë, rezultoi se paketa e dronit përmbante lëndë shpërthyese me fuqi të lartë PETN dhe Semtex. Këto substanca përdoren edhe nga ushtria.

Nyje e rëndësishme logjistike për transporte ushtarake

Sipas hetimeve aeroporti duket se i ka shpëtuar një katastrofevetëm për pak. Sipas policisë detonatori i paketës të ngjitur me dronin duket se ishte shkëputur, duke penguar kështu një shpërthim të mundshëm.

Aeroporti Leipzig/Halle është një nyje e rëndësishme logjistike për transportin e materialeve ushtarake për luftën në Ukrainë. Që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës edhe në Gjermani janë shtuar ndjeshëm rastet e vëzhgimit të dronëve, si dhe aktivitetet e spiunazhit dhe mbikëqyrjes së infrastrukturës me rëndësi jetike dhe objekteve ushtarake. /DW

The post Incidenti në aeroportin Leipzig/Halle skenar sulmi hibrid appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Trump pezullon tarifat e reja ndaj Kanadasë për tre ditë, duke thënë se marrëveshja është mbyllur
Irani mund të sulmojë bazat amerikane në Evropë? Reagon NATO: Gati për t’u përballur me çdo kërcënim për të mbrojtur aleatët
Grenell flet për Express: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj
Prishtinë, aksidentohen vetura me motiçikletën – një person pranon trajtim mjekësor
Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor në Gjilan

LEXO GJITHASHTU

Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia”, i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit
Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia”, i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit
TOP Momenti
Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil
Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil
TOP Momenti
Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë
Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë
TOP Momenti
Bullgaria rrit sigurinë në bazën ajrore për shkak të kërcënimit të raportuar nga Irani
Bullgaria rrit sigurinë në bazën ajrore për shkak të kërcënimit të raportuar nga Irani
Lajme
Policia në Kaçanik ndalon një person, i konfiskon armën e zjarrit
Policia në Kaçanik ndalon një person, i konfiskon armën e zjarrit
Lajme

You Might Also Like

Aksidentohen dy mjete lundruese në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës
Lajme

Aksidentohen dy mjete lundruese në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës

August 19, 2026
Thatësira detyron fermerët zviceranë t’i zbresin bagëtitë më herët nga kullotat alpine
Lajme

Thatësira detyron fermerët zviceranë t’i zbresin bagëtitë më herët nga kullotat alpine

August 19, 2026
Pak kohë para shpalljes së vendimit,  Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme

Pak kohë para shpalljes së vendimit,  Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

August 19, 2026
Shefi i ri i EULEX’it pritet në zyre nga Kurti: Ishte takim i frytshëm, u konfirmua përkushtimi për sundimin e ligjit
Lajme

Shefi i ri i EULEX’it pritet në zyre nga Kurti: Ishte takim i frytshëm, u konfirmua përkushtimi për sundimin e ligjit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?