By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës: Vendim arbitrar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës: Vendim arbitrar
Lajme

IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës: Vendim arbitrar

Momenti
Published: May 20, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar padi në Gjykatën Administrative të Republikës së Kosovës kundër Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar anulimin e Vendimit Nr.10-V-276/1, të datës 27 prill 2026, lidhur me ndërprerjen para kohe të mandatit të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Përmes kësaj padie, IKD kundërshton mënyrën se si Kuvendi ka ndërprerë mandatin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, i cili sipas Ligjit Nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës kishte mandat trevjeçar deri më 15 dhjetor 2026.

Your browser does not support the video tag.

Në padi thuhet se vendimi i Kuvendit është i kundërligjshëm dhe arbitrar, pasi që përmes tij është shfuqizuar vendimi paraprak për emërimin e Komisionit dhe është zëvendësuar e tërë përbërja e tij pa asnjë bazë të qartë ligjore, pa procedurë të rregullt dhe pa arsyetim juridik.

Sipas IKD-së, Ligji për Provimin e Jurisprudencës i jep Kuvendit kompetencë vetëm për emërimin e anëtarëve të Komisionit, por nuk parasheh kompetencë për ndërprerjen e mandatit të tyre para kohe. Në padi theksohet se mungesa e dispozitave ligjore për shkarkim apo ndërprerje të mandatit nuk mund të interpretohet si autorizim për ndërhyrje arbitrare në mandatin e një organi të pavarur profesional.

Specifikisht, në padi ndër të tjera potencohet se “kompetenca për emërim nuk e përfshin automatikisht edhe kompetencën për ndërprerje të mandatit para kohe. Sikur ligjvënësi të kishte synuar t’i jepte Kuvendit të drejtën për shkarkimin apo zëvendësimin e përbërjes së Komisionit gjatë mandatit, këtë do ta kishte përcaktuar shprehimisht në ligj duke përcaktuar bazat, procedurën dhe standardet për ushtrimin e kësaj kompetence. Kjo qasje është ndjekur në legjislacionin që rregullon organe të tjera të pavarura”.

Po ashtu, IKD në padi ka theksuar se vendimi i kontestuar nuk përmban asnjë arsyetim lidhur me nevojën për ndërprerjen e mandatit të Komisionit ekzistues, nuk identifikon asnjë shkelje konkrete nga ana e anëtarëve të Komisionit dhe nuk jep asnjë shpjegim mbi bazën ligjore që ka shërbyer për zëvendësimin e tij para përfundimit të mandatit ligjor.

Në këtë drejtim, IKD konsideron se vendimi i Kuvendit është nxjerrë edhe në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, pasi mungon arsyetimi juridik dhe faktik i aktit administrativ, duke cenuar parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe pritshmërive legjitime.

Për më tepër, IKD në padi ka theksuar se kjo mënyrë e veprimit krijon precedent të rrezikshëm institucional, pasi nënkupton se mandatet e organeve profesionale të emëruara me ligj mund të ndërpriten në çdo kohë pa kritere të qarta ligjore dhe pa procedurë të rregullt.

IKD gjithashtu ka rikujtuar standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në rastin KO127/21, lidhur me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, sipas të cilit mandatet e organeve të pavarura nuk mund të ndërpriten në mënyrë kolektive dhe pa arsyetim konkret individual.

Në padi, IKD ka vlerësuar se Provimi i Jurisprudencës paraqet mekanizëm me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë, pasi ndikon drejtpërdrejt në vlerësimin profesional të juristëve që synojnë ushtrimin e funksioneve kyçe në sistemin gjyqësor dhe juridik në Republikën e Kosovës. Për këtë arsye, sipas IKD-së, përbërja dhe funksionimi i Komisionit duhet të mbështeten në parimet e pavarësisë, stabilitetit institucional dhe ligjshmërisë.

Përmes kësaj padie, IKD i ka propozuar Gjykatës Administrative që ta aprovojë padinë si të bazuar dhe ta anulojë Vendimin Nr.10-V-276/1 të Kuvendit të Republikës së Kosovës si të kundërligjshëm.

The post IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës: Vendim arbitrar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?