By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”
Lajme

IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”

Momenti
Published: September 24, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar sot raportin “(Mos)kushtëzimi i dënimit me kusht”, i cili trajton zbatimin e dënimit me kusht në praktikën gjyqësore në Kosovë, me fokus të veçantë te detyrimet specifike që mund t’i caktohen të dënuarit gjatë periudhës së verifikimit.

Anesa Hoxha nga IKD, theksoi se dënimi me kusht nuk duhet të kuptohet vetëm si pezullim i ekzekutimit të dënimit me burgim, por si mekanizëm që duhet t’i shërbejë rehabilitimit të kryesit, parandalimit të veprave të reja penale dhe, kur është e mundur, adresimit të pasojave ndaj viktimës.

Sipas saj, detyrimet specifike i japin përmbajtje dënimit me kusht dhe e bëjnë atë më të matshëm, më të kontrollueshëm dhe më të lidhur me rrethanat konkrete të rastit. Hoxha theksoi se raporti nuk synon të kontestojë rëndësinë e dënimit me kusht si dënim alternativ, por të tregojë se ky dënim mund të jetë më efektiv kur shqiptohet pas një vlerësimi të mirëfilltë dhe kur, aty ku është e nevojshme, shoqërohet me detyrime të qarta, të arsyetuara dhe të zbatueshme.

Gjetjet kryesore të raportit u prezantuan nga Gzim Shala- hulumtues i lartë në IKD. Ai theksoi se IKD ka analizuar 300 aktgjykime të viteve 2023, 2024 dhe 2025, në të cilat janë identifikuar gjithsej 320 dënime me kusht. Sipas tij, gjetja kryesore është se detyrimet specifike përdoren shumë rrallë në praktikën gjyqësore.

Nga 320 dënime me kusht, gjykatat kanë shqiptuar vetëm 17 detyrime specifike, ndërsa vetëm 12 nga 300 aktgjykimet e analizuara kanë përmbajtur ndonjë detyrim. Edhe pse Kodi Penal parasheh 15 lloje të detyrimeve, në rastet e analizuara janë përdorur vetëm gjashtë prej tyre, kryesisht kompensimi i viktimës, ndalimi i përdorimit të alkoolit apo drogës dhe trajtimi mjekësor ose rehabilitues.

Shala theksoi se një ndër problemet kryesore mbetet mungesa e arsyetimit. Në 288 aktgjykime ku është shqiptuar dënim me kusht pa ndonjë detyrim specifik, gjykatat nuk kanë shpjeguar pse në rastin konkret nuk ka qenë i nevojshëm ndonjë detyrim. Sipas IKD-së, kjo pamundëson të kuptohet nëse gjykata e ka shqyrtuar fare mundësinë e shqiptimit të detyrimeve specifike.

Raporti trajton edhe rolin e Shërbimit Sprovues. Në 23 raste është urdhëruar mbikëqyrja nga ky shërbim, por në 18 prej tyre nuk është përcaktuar ndonjë detyrim konkret që duhet të mbikëqyret. Sipas IKD-së, kjo krijon paqartësi mbi përmbajtjen reale të mbikëqyrjes dhe rrezikon që ajo të mbetet vetëm formale.

Një gjetje tjetër lidhet me recidivizmin. Në gjysmën e aktgjykimeve të analizuara, gjykatat nuk kanë evidentuar nëse personi ka qenë apo jo i dënuar më parë. Ndërkaq, në 28 raste ku vetë aktgjykimi evidentonte se personi kishte të kaluar penale, gjykata sërish ka shqiptuar dënim me kusht, në disa raste edhe kur bëhej fjalë për përsëritje të së njëjtës apo të një vepre të ngjashme penale.

IKD rekomandon që gjykatat të japin arsyetime më të plota lidhur me shqiptimin e dënimit me kusht dhe mosshqiptimin e detyrimeve specifike, prokurorët të jenë më aktivë në propozimin e këtyre detyrimeve, Shërbimi Sprovues të përfshihet në mënyrë më të qartë, ndërsa kjo çështje të trajtohet më shumë përmes trajnimeve dhe udhëzimeve praktike.

Sipas IKD-së, dënimi me kusht duhet të jetë alternativë reale ndaj burgimit: jo “kusht pa kushte”, por dënim që rehabiliton, mbron viktimën dhe parandalon përsëritjen e veprës penale.

The post IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?