By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “I di vetë ajo veprimet e saj”, “Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset në sallën e gjyqit me ish-gruan, Monika Kryemadhi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“I di vetë ajo veprimet e saj”, “Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset në sallën e gjyqit me ish-gruan, Monika Kryemadhi
TOP Momenti

“I di vetë ajo veprimet e saj”, “Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset në sallën e gjyqit me ish-gruan, Monika Kryemadhi

Momenti
Published: June 24, 2026

Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së.

Gjatë deklarimeve të tij, ish-presidenti mohoi çdo ndërhyrje politike apo ndikim në çështjen për të cilën akuzohet, duke thënë se veprimet e ish-bashkëshortes së tij i di vetë ajo.

Your browser does not support the video tag.

Meta hodhi poshtë pretendimet për mesazhe apo komunikime me persona të përmendur në dosje, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe një histori të sajuar, raporton Top Channel.

Meta: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”.

Your browser does not support the video tag.

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?

Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi thotë: Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?

Duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, që ndodhet në sallë.

You Might Also Like

Një vendim absurd i Qeverisë së Kosovës
Vdekja e 26 vjeçarit në një punëtori në Prizren, një muaj paraburgim të pandehurit
Arrestohet një shtetas i Turqisë, tentoi të udhëtoj me dokumente të falsifikuara
Toshkovski: Udhëheqësi i rinsisë “Të Majtës” u arrestua sepse u bërtiti “vrasës” fëmijëve 14-vjeçarë, jo për shkak të flamurit palestinez
Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive

You Might Also Like

Policia Financiare: Kallëzime penale ndaj inxhinierëve mbikëqyrës dhe kompanive, kanë përfituar mbi 50 milionë denarë në mënyrë të paligjshme
TOP Momenti

Policia Financiare: Kallëzime penale ndaj inxhinierëve mbikëqyrës dhe kompanive, kanë përfituar mbi 50 milionë denarë në mënyrë të paligjshme

June 24, 2026
Janevska: Asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna, po rrisim cilësinë e arsimit
TOP Momenti

Janevska: Asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna, po rrisim cilësinë e arsimit

June 24, 2026
​Barbano: Situata në veri e qetë, por e brishtë – angazhimet e qeverisë në dialog kanë parandaluar incidente
TOP Momenti

​Barbano: Situata në veri e qetë, por e brishtë – angazhimet e qeverisë në dialog kanë parandaluar incidente

June 24, 2026
GAP: Numri i të angazhuarve me kontrata për shërbime të veçanta në komuna u rrit për rreth 40 për qind brenda një viti
TOP Momenti

GAP: Numri i të angazhuarve me kontrata për shërbime të veçanta në komuna u rrit për rreth 40 për qind brenda një viti

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?