Një incident ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc të Podujevës, ku një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 4 shtator teksa për ta vënë situatën nën kontroll, ndaj të burgosurit është përdorur sprej.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët korrektues dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe procedura do të vazhdojë në mënyrë të rregullt.

