By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive
Lajme

20 punëtorë të vdekur në punë më 2026, Azemi: Përgjegjësia kryesore mbi pronarët e kompanive

Momenti
Published: September 5, 2026



Siguria në vendin e punës vazhdon të mbetet një prej shqetësimeve më të mëdha për punëtorët në Kosovë. Nga fillimi i këtij viti e deri më tani, sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, 20 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, 11 prej tyre në sektorin e ndërtimtarisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Azemi ka ngritur kritika ndaj pronarëve të kompanive, Inspektoratit të Punës dhe institucioneve shtetërore për mënyrën se si po trajtohet siguria në punë dhe pasojat që lënë pas vdekjet e punëtorëve.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka vlerësuar se Inspektorati i Punës po bën përpjekje në terren, por sipas tij, përgjegjësia kryesore për sigurinë e punëtorëve bie mbi pronarët e kompanive, të cilët, siç tha, nuk po i kushtojnë rëndësi të mjaftueshme sigurisë në punë.

“Në vitin 2026 kanë humbur jetën fatkeqësisht 20 punëtorë. Prej këtyre 20 punëtorëve, 11 kanë qenë raste që kanë ardhur nga ndërtimtaria dhe 9 të tjerë kanë ardhur nga, po themi, profilet e ndryshme. Unë po e shoh punën që po bën Inspektorati në terren dhe në njëfarë forme ndoshta kam një sinjal më pozitiv për ta, sepse po bëjnë diçka çka është e mundur, por çështja pse po vijmë deri te kjo, mendoj që tani do të kalojë direkt edhe ka qenë edhe më herët si përgjegjësi e pronarëve të kompanive, të cilët nuk po e afrojnë fare sigurinë. Dhe fatkeqësisht, në 95% të rasteve vdekja e këtyre punëtorëve po vjen si shkak i faktorit njeri”, ka deklaruar Azemi.

Sipas tij, krahas pronarëve të kompanive, përgjegjësi për sigurinë në vendin e punës kanë edhe Inspektorati i Punës dhe institucionet qeveritare, ndërsa shqetësim të veçantë paraqet mënyra se si trajtohen në gjykata rastet e vdekjes së punëtorëve.

“Në rend të parë, fajtorë kryesorë janë pronarët e kompanive. Normal që hallka e dytë është Inspektorati i Punës dhe në rend të tretë mund të them se është e gjithë qeveria që duhet të shqetësohet për këto raste. Por për neve shqetësim hala më i madh është që këto raste po vdesin, e rastet në gjykatë nuk po trajtohen si duhet e çka duhet”, ka deklaruar Azemi.

Azemi ka theksuar se shqetësim të veçantë për sindikatën paraqet edhe mungesa e mbështetjes financiare për familjet e punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.

“Dhe hala më keq është që ne me dekada kemi kërkuar që këto raste të tilla të kenë mbështetje financiare, së paku që familjet që humbin më të afërmit e tyre, së paku të mos e kenë telashin e çështjes financiare. Por shteti nuk po e trajton barabartë, sikurse punëtorët e sektorit privat, ashtu edhe ata publik. Sepse në sektorin publik, nëse punëtori vdes në vendin e tyre të punës kryesisht për raste të ndryshme atëherë këta kanë një mbështetje financiare pothuajse gati të përhershme, kurse tek ne, ne trefish financojmë më shumë buxhetin e Kosovës dhe nuk marrim asgjë. Fatkeqësisht, unë më nuk do të kërkoj nga kryeministri që të kemi një fond për këta punëtorë, sepse jemi bërë përralla e botës duke kërkuar, por definitivisht po del që këta nuk janë të interesuar që këtyre familjeve t’u ndihmohet, pavarësisht që kanë edhe dhimbje, por në shumicën e rasteve kanë edhe probleme financiare”, tha ai për Ekonomia Online.

Duke folur për dëmshpërblimet, Azemi ka deklaruar se vetëm një numër shumë i vogël i kompanive u dalin në ndihmë familjeve të punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.

Ai ka thënë se deri më tani sindikata nuk ka informacion për ndonjë vendim gjyqësor përfundimtar në raste të tilla, ndërsa ka përmendur raste gjyqësore që, sipas tij, kanë zgjatur më shumë se 17 vjet.

“Kemi një numër të vogël të kompanive që familjarëve të tillë u dalin në ndihmë, po themi një numër shumë i vogël i familjeve. Në aspekt të vendimeve të gjykatës, nuk kemi ende ndonjë vendim të tillë. Kemi vetëm njoftime se për një lëndë të një kontest të punëtorëve të tillë kanë zgjatur më shumë se 17 vite dhe nuk kanë ardhur deri tani në përfundim të një procesi. Dhe tani, po themi, sa më shumë që të zgjasin këto lëndë, dikush me qëllim e dikush pa qëllim provat i humb apo i eliminon, dhe në shumicën e rasteve nuk dalin fajtorë pronarët e kompanive, por këtë fajësi e përcjellin tek punëtorët. Sepse pronarët e kompanive flasin dhe mund të reagojnë diçka që po besoj që ju po e nënkuptoni çfarë po du me me thënë kurse ata të cilët kanë vdekur, ata nuk lëvizin dhe nuk japin asgjë”, ka deklaruar Azemi.

Përveç ndërtimtarisë, Azemi ka renditur edhe disa sektorë dhe profesione të tjera ku, sipas të dhënave që ai ka para vetes, kanë ndodhur raste fatale gjatë vitit 2026.

“Në këtë rast, e kam tabelën përpara, kryesisht kemi raste të vdekjes duke vuajtur reklamat e kompanive nëpër skaj rrugës, kemi tek përpunuesit e drurëve, kemi shoferë kamioni, kemi përpunues të plastikës, prodhim i qymyrit, kontakt me rrymë, dhe kryesisht janë këto, po flas për vitin 2026 raste të cilat kanë humbur jetën në këtë vend”, ka shtuar Azemi./EO

source

You Might Also Like

Kurti e Rama bashkë në Katedrale, në meshën kushtuar Nënë Terezës
Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku
Kurtin e Rama bashkë në Katedrale, në meshën kushtuar Nënë Terezës
Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet
Meloni ia kthen Ramës: Arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme

LEXO GJITHASHTU

8 Shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
8 Shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti
Ramadani akuzon Deharin: Ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Kurtit
Ramadani akuzon Deharin: Ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Kurtit
TOP Momenti
Zjarret në Fier- i dyshuari kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve – arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër
Zjarret në Fier- i dyshuari kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve – arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër
TOP Momenti
Policia e Tiranës publikon pamjet kur Jozefin Marku dërgohet me pranga në duar në stacion
Policia e Tiranës publikon pamjet kur Jozefin Marku dërgohet me pranga në duar në stacion
Lajme
Rama: Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë, situata është nën kontroll
Rama: Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë, situata është nën kontroll
TOP Momenti

You Might Also Like

Shpërthim në një bazë ushtarake në Bolivi, të paktën 2 të vdekur dhe 14 të zhdukur
Lajme

Shpërthim në një bazë ushtarake në Bolivi, të paktën 2 të vdekur dhe 14 të zhdukur

September 5, 2026
Rrahja e Edi Kuçit, policia shqiptare zbulon pesë veprat penale që rëndojnë ndaj Jozefin Markut
Lajme

Rrahja e Edi Kuçit, policia shqiptare zbulon pesë veprat penale që rëndojnë ndaj Jozefin Markut

September 5, 2026
Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia në Shqipëri shoqëron tre persona
Lajme

Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia në Shqipëri shoqëron tre persona

September 5, 2026
Një e mitur raportohet e zhdukur në Podujevë
Lajme

Një e mitur raportohet e zhdukur në Podujevë

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?