By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Humb jetën 26-vjeçari në një objekt ndërtimi në Prizren, u godit nga një pjesë e pajisjes së punës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Humb jetën 26-vjeçari në një objekt ndërtimi në Prizren, u godit nga një pjesë e pajisjes së punës
TOP Momenti

Humb jetën 26-vjeçari në një objekt ndërtimi në Prizren, u godit nga një pjesë e pajisjes së punës

Momenti
Published: June 22, 2026

Një person i moshës 26 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:00 në një objekt ndërtimi në lagjen “Arbana” në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Your browser does not support the video tag.

Tutje ai tha se sipas informatave të para viktima derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

“Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes ‘Arbana’ në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkaq, Bytyqi shtoi se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës.

“Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi. /Telegrafi/

You Might Also Like

Alarmi në institucione, zbardhet email-i kërcënues: Jemi “Shteti Islamik” kemi vendosur një bombë
Besjan Rexhepi i përgjigjet ministrit të Drejtësisë për çështjen e Jurisprudencës: Qëndrimet e studentëve janë të qarta dhe të pandryshuara
Pas Walkerit, edhe ish-kongresmeni DioGuardi i shkruan liderëve partiakë – propozon Faton Bislimin për president (letra e plotë)
LSDM: Pse edhe pas gjashtë javëve pas helmimit në Gostivar, nuk publikohet raporti për ujin
Dyshohet se u dhunua seksualisht në burgun e Dudravës, flasin nga Prokuroria

LEXO GJITHASHTU

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta
Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta
Lajme
QKUK-ja trajtoi 343 raste emergjente gjatë 24 orëve të fundit
QKUK-ja trajtoi 343 raste emergjente gjatë 24 orëve të fundit
Lajme
Përmbytjet në Nepal e Tibet, të paktën 165 të vdekur dhe mbi 1,300 të zhdukur
Përmbytjet në Nepal e Tibet, të paktën 165 të vdekur dhe mbi 1,300 të zhdukur
Lajme
Alarm për bombë në Bashkinë dhe Gjykatën e Durrësit: “Të pafetë do bëhen copash brenda dy orëve”
Alarm për bombë në Bashkinë dhe Gjykatën e Durrësit: “Të pafetë do bëhen copash brenda dy orëve”
Lajme
Nafta për 2 centë më lirë
Nafta për 2 centë më lirë
Lajme

You Might Also Like

Pas aktakuzës për spiunazh e shantazh, seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit mbahet më 7 shtator
TOP Momenti

Pas aktakuzës për spiunazh e shantazh, seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit mbahet më 7 shtator

August 27, 2026
Putini së shpejti do ta urdhërojë mobilizimin e përgjithshëm: Ky mund të jetë momenti i luftës së tij afgane
TOP Momenti

Putini së shpejti do ta urdhërojë mobilizimin e përgjithshëm: Ky mund të jetë momenti i luftës së tij afgane

August 27, 2026
Mbi 1600 gjoba për tre ditë, janë konfiskuar 19 automjete
TOP Momenti

Mbi 1600 gjoba për tre ditë, janë konfiskuar 19 automjete

August 27, 2026
Kërcënime me bombë në disa institucione në Shqipëri, policia nis verifikimet
TOP Momenti

Kërcënime me bombë në disa institucione në Shqipëri, policia nis verifikimet

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?