By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hoti e rikthen marrëveshjen e Washingtonit, rikujton që Kurti s’e respektoi: Për pasojë importojnë qindra miliona euro rrymë në vit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hoti e rikthen marrëveshjen e Washingtonit, rikujton që Kurti s’e respektoi: Për pasojë importojnë qindra miliona euro rrymë në vit
Lajme

Hoti e rikthen marrëveshjen e Washingtonit, rikujton që Kurti s’e respektoi: Për pasojë importojnë qindra miliona euro rrymë në vit

Momenti
Published: May 23, 2026

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tha se Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020  parashihte ndërtimin e rrjetit dhe centralit energjetik me gaz amerikan.

Duke folur për pavarësinë energjetike të Kosovës, Hoti tha se centrali me gaz do të ishte komplementar me termocentralet ekzistuese, duke prodhuar energji sa herë që do të ishte e nevojshme për të kompensuar kërkesën shtesë për energji që nuk do të mund të prodhohej nga termocentralet e ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’.

Your browser does not support the video tag.

“Ky projekt do ta bënte Kosovën të pavarur sa i përket energjisë së paku për dy dekada, gjatë të cilës kohë do të investohej në kapacitete të tjera energjetike: nga thëngjilli, nga burime të ripërtërishme dhe në projekte të përbashkëta hidroenergjetike me Shqipërinë”.

Por, Hoti thotë se kjo marrëveshje nuk u respektua nga Qeveria e Kosovës që mori detyrën në mars 2021 dhe tha se për pasojë, sot Kosova importon qindra miliona euro energji elektrike në vit, me kontrata dhe kompani që kanë ngritur shumë dyshime në publik.

“Ndërkohë që kjo marrëveshje negociohej në Shtëpinë e Bardhë, në Prishtinë partia që sot është në pushtet dhe ata që atëherë i shkonin pas, protokolluan në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës rreth 10 kërkesa për interpelancë me Kryeministrin. Sipas tyre, kjo marrëveshje ishte e dëmshme për Kosovën. Këta i referoheshin kësaj zyreje, në të cilën ishin marrë vendime kapitale për lirinë që e gëzojmë sot dhe për shpalljen e pavarësisë, si Shtëpia e Verdhë. Sot, pas 6 vitesh, secili e ka të qartë qëllimin e tyre: pamundësimi i pavarësisë energjetike të Kosovës”.

Hoti tha se kushdo që i ka shërbyer këtij qëllimi në atë kohë, me apo vetëdije, duhet të ndjejë përgjegjësi publike.

“Një kërkim falje publike dhe e sinqertë është hapi i parë i lëvizjes në drejtimin e duhur”.

The post Hoti e rikthen marrëveshjen e Washingtonit, rikujton që Kurti s’e respektoi: Për pasojë importojnë qindra miliona euro rrymë në vit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali
PDK sërish letër Deharit : Kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër (Dokument)
Ramush Haradinaj përkujton Skender Çekun në 28-vjetorin e vdekjes
SHBA paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n me një sulm të kufizuar
Hamasi i bën thirrje Bordit të Paqes të Trumpit që ta ‘detyrojë’ Izraelin për planin e paqes në Gaza

LEXO GJITHASHTU

PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
TOP Momenti
SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit, ç’mund të nënkuptojë kjo?
SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit, ç’mund të nënkuptojë kjo?
TOP Momenti
Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat
Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat
TOP Momenti
Haliti: Vetëvendosja nuk është e interesuar për koalicion, më së paku me PDK-në
Haliti: Vetëvendosja nuk është e interesuar për koalicion, më së paku me PDK-në
TOP Momenti
Klekovski: Deri tani 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, tre viktima
Klekovski: Deri tani 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, tre viktima
TOP Momenti

You Might Also Like

Shefi i ushtrisë iraniane-Trumpit: Do t’ju thyejmë këmbët, 30 mijë dollarë shpërblim për ushtarët amerikan
Lajme

Shefi i ushtrisë iraniane-Trumpit: Do t’ju thyejmë këmbët, 30 mijë dollarë shpërblim për ushtarët amerikan

August 17, 2026
Aeroporti i Tiranës thyen rekord, afro 1.65 milionë udhëtarë vetëm në korrik
Lajme

Aeroporti i Tiranës thyen rekord, afro 1.65 milionë udhëtarë vetëm në korrik

August 17, 2026
Rreth 50 persona mbyten çdo vit në Zvicër, shumica e rasteve në lumenj dhe liqene
Lajme

Rreth 50 persona mbyten çdo vit në Zvicër, shumica e rasteve në lumenj dhe liqene

August 17, 2026
Besnik Tahiri: Administrata e shtetit duhet të ruhet nga partizimi
Lajme

Besnik Tahiri: Administrata e shtetit duhet të ruhet nga partizimi

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?