By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec
TOP Momenti

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

Momenti
Published: June 13, 2026

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka njoftuar se ka goditur një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.

Pjesë e hetimit janë edhe kontrata shitjeje toke në zonën e Zvërnecit, të cilat sipas dokumenteve të siguruara nga Radio Evropa e Lirë lidhen me transferimin e pronës drejt një kompanie të identifikuar në njoftimet publike të SPAK-ut vetëm me inicialet “A…L…D…sh.a.”.

Me vendim të 12 qershorit, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrim mbi pasuri që burojnë nga këto kontrata, me një vlerë që tejkalon 128.4 milionë euro. SPAK-u nuk ka dhënë detaje mbi kompaninë dhe nuk ka sqaruar nëse ajo është nën hetim apo e akuzuar.

Your browser does not support the video tag.

Sipas prokurorisë, disa nga personat nën hetim dyshohet se kanë investuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare.

Sipas SPAK-ut, këto investime përfshijnë prona dhe projekte në Tiranë, Palasë, Himarë dhe zona të tjera bregdetare, si dhe kompani të përdorura për qarkullimin e fondeve me burim të dyshuar kriminal.

Kështu, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrim parandalues mbi villa, apartamente, troje, llogari bankare, kompani, automjete dhe mjete lundruese.

Në vijim të hetimeve, janë vendosur edhe sekuestrime mbi pasuri që burojnë nga kontrata shitjeje të lidhura nga tre persona drejt kompanisë “A…L…D…sh.a.”, për të cilat lidhet edhe pjesa më e madhe e vlerës së sekuestruar në Zvërnec.

Prokuroria tha se hetimet janë mbështetur në komunikime të siguruara nga platforma SKY ECC, përgjime telefonike, dokumente dhe akte të tjera hetimore.

Protesta dhe debatet për projektin në Zvërnec
Prej 12 ditësh në Tiranë, Vlorë dhe qytete të tjera po zhvillohen protesta kundër punimeve për një resort në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë, mes shqetësimeve për mjedisin dhe pronësinë e tokës.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Projekti është lidhur publikisht me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas të dhënave zyrtare, zona në Zvërnec figuron në pronësi të kompanisë Albania Land Development, e regjistruar më 27 maj 2025 në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pronarë janë vëllezërit nga Katari, Mohamadmoataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat.

Më 29 prill, Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë leje për punime rrethimi dhe përgatitore për ndërtimin e rrugëve të aksesit në zonën e Zvërnecit.

Reagimet e kompanisë dhe autoriteteve
Në një deklaratë për REL-in më 12 qershor, Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC, tha se kompania ka punuar katër vjet për të krijuar një destinacion turistik të klasit botëror në bregdetin shqiptar.

Ai tha se qëllimi është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës, duke shtuar se e ardhmja e projektit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe qytetarët e saj.

Sazan Real Estate Development LLC figuron si një nga subjektet në strukturën e pronësisë së Albania Land Development.

Kompania tha gjithashtu se projekti nuk është miratuar, nuk ka leje ndërtimi dhe nuk kanë nisur punimet, si dhe se nuk ka lidhje me Affinity Partners.

Sipas saj, toka është pronë private e blerë ligjërisht nga zhvilluesit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se askush nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave dhe se projekti nuk do të mbetet peng i proceseve gjyqësore.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se zhvillimi i projektit në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Hetimi për trafikimin e kokainës
Si pasojë e hetimit për trafikim të kokainës, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masa sigurie për 20 shtetas shqiptarë: 15 me arrest në burg dhe pesë me arrest në shtëpi.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “trafikimit të lëndëve narkotike”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”.

Sipas prokurorisë, hetimet kanë dokumentuar veprimtarinë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka operuar në disa shtete të Evropës dhe Amerikës Latine.

Dy persona, të identifikuar me inicialet A.H. dhe L.K., dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, përmes porteve në Belgjikë, Spanjë dhe Holandë.

SPAK-u tha se rrjeti përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e drogës në vende të ndryshme evropiane.

Një nga episodet kryesore të hetuara lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë, ku u arrestuan disa persona të dyshuar për transportin e lëndës narkotike.

Sipas SPAK-ut, janë evidentuar edhe sekuestrime të tjera të sasive të mëdha të kokainës në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, që dyshohet se lidhen me rrjetin nën hetim.

source

You Might Also Like

136 lindje për një javë në Klinikën e Gjinekologjisë
Mucunski në takim me Saar, nënshkruajnë dy dokumente për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Izraelit
Ia gjetën në shtëpi 883 fishekë në shtëpi, shoqërohet në Polici i dyshuari në Prishtinë
Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh” – i rekrutuar nga BIA serbe jepte informacione për Kosovën
Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate

LEXO GJITHASHTU

TECH & AI SUMMIT 2026 NË AAB – KU IDETË GLOBALE TAKOHEN ME TEKNOLOGJITË E SË ARDHMES
TECH & AI SUMMIT 2026 NË AAB – KU IDETË GLOBALE TAKOHEN ME TEKNOLOGJITË E SË ARDHMES
Lajme
Vdes ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu
Vdes ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu
Lajme
Brenda një javë lindën në QKUK 142 fëmijë, mes tyre binjakë e trenjakë
Brenda një javë lindën në QKUK 142 fëmijë, mes tyre binjakë e trenjakë
Lajme
SHBA-ja nis operacionin për të izoluar Iranin, sanksione mbi arin, teknologjinë, aviacionin dhe transportin
SHBA-ja nis operacionin për të izoluar Iranin, sanksione mbi arin, teknologjinë, aviacionin dhe transportin
Lajme
Ish-diplomati amerikan: Rusia po shfrytëzon përçarjet në Ballkanin Perëndimor
Ish-diplomati amerikan: Rusia po shfrytëzon përçarjet në Ballkanin Perëndimor
Lajme

You Might Also Like

Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çfarë po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?
TOP Momenti

Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çfarë po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?

August 25, 2026
Kërcënohet përmes një mesazhi në telefon një grua në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet
TOP Momenti

Kërcënohet përmes një mesazhi në telefon një grua në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet

August 25, 2026
Nga “topi i zjarrit” te “sulmi terrorist” – si u ndërtua dhe u përhap narrativa kundër Kosovës në mediat serbe
TOP Momenti

Nga “topi i zjarrit” te “sulmi terrorist” – si u ndërtua dhe u përhap narrativa kundër Kosovës në mediat serbe

August 25, 2026
Vetplagosja e një personi në Pejë, policia jep detaje
TOP Momenti

Vetplagosja e një personi në Pejë, policia jep detaje

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?