By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çfarë po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çfarë po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?
TOP Momenti

Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çfarë po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?

Momenti
Published: August 25, 2026

Derisa shkollat në Kosovë po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, rënia e numrit të nxënësve dhe ndryshimet në mënyrën e financimit të arsimit po paraqesin një sfidë të re për komunat.

Sipas një raporti të Institutit GAP, gjatë vitit 2026 Ministria e Financave ka zbatuar në mënyrë strikte formulën e ndarjes së Grantit Specifik të Arsimit, duke u bazuar në numrin real të nxënësve dhe jo më automatikisht në numrin e mësimdhënësve të paraqitur nga komunat.

telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

Si pasojë, sipas GAP-it, nga granti i arsimit janë larguar 3,101 pozita të mësimdhënësve në nivel vendi. Në 25 komunat e analizuara me më shumë se 30 mijë banorë, nga 27,282 mësimdhënës të paraqitur nga komunat, janë aprovuar 24,200 pozita.

Kjo nënkupton se 3,082 mësimdhënës, apo 11.3 për qind e stafit të kërkuar nga këto komuna, kanë mbetur jashtë mbulimit buxhetor të grantit qendror.

AKK paralajmëron për shkurtim të Grantit për Arsim për vitin 2027, Ibrahimi: 8.8 milionë euro më i ulët se në vitin 2026

Gjakova dhe Kamenica ndër komunat me hendekun më të madh

Ndër komunat që sipas GAP-it përballen me hendek të konsiderueshëm mes pozitave të kërkuara dhe atyre të aprovuara është edhe Gjakova, ku 290 mësimdhënës kanë mbetur jashtë grantit.

Në Kamenicë situata paraqitet edhe më e theksuar. Sipas raportit, 299 mësimdhënës kanë mbetur jashtë grantit, që përbën rreth 55 për qind të stafit të kërkuar nga komuna.

GAP e lidh këtë situatë me rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve. Në 25 komunat e analizuara, numri i nxënësve ka rënë nga 300,429 në vitin shkollor 2024/25 në 279,465 në vitin 2026/27, apo rreth 21 mijë nxënës më pak.

Rënia e numrit të nxënësve, sipas raportit, lidhet kryesisht me uljen e natalitetit, emigrimin dhe lëvizjet demografike nga zonat rurale drejt zonave urbane.

Raporti vëren gjithashtu se, pavarësisht rënies së numrit të nxënësve, komunat vazhdojnë të kenë një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve, duke krijuar kosto shtesë për buxhetet lokale.

Sipas GAP-it, për vitin 2026 komunat po detyrohen të mbulojnë mbi 23 milionë euro për pagat e mësimdhënësve që nuk mbulohen nga Granti Specifik i Arsimit, duke përdorur burime vetanake ose mjete nga Granti i Përgjithshëm.

Kamenica: Shumica e klasave kanë numër njëshifror nxënësish

Drejtori i Arsimit në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi, ka thënë për Telegrafin se komuna është duke ndërmarrë hapa për përshtatjen e rrjetit shkollor me numrin real të nxënësve dhe nevojat e shkollave.

Klaiqi ka theksuar se një nga sfidat kryesore mbetet rënia e numrit të nxënësve, duke bërë të ditur se në shumicën e klasave, veçanërisht në zonat rurale, numri i nxënësve është njëshifror.

Sipas tij, kjo ka ndikuar edhe në zvogëlimin e paraleleve nga viti në vit.

Një tjetër faktor që ndikon në organizimin e stafit, sipas Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë, janë mësimdhënësit me gjendje të rënduar shëndetësore, të cilët në raste të caktuara janë zëvendësuar për të garantuar vazhdimin e procesit mësimor.

Klaiqi ka bërë të ditur se rreth 14 mësimdhënës kanë kontrata pune si tepricë teknologjike në masën 70 dhe 100 për qind, ndërsa rreth 20 mësimdhënës të tjerë janë me gjendje të rënduar shëndetësore. Po ashtu, sipas tij, gjatë këtij viti shkollor priten rreth 29 pensionime.

Komuna e Kamenicës ka ndërmarrë edhe masa për riorganizimin e rrjetit shkollor. Sipas Drejtorisë së Arsimit, pas mbylljes ose bashkimit të disa shkollave dhe paraleleve për shkak të numrit të ulët të nxënësve, mësimdhënësit janë sistemuar në shkolla të tjera ku ka pasur nevojë për kuadër.

Në këtë mënyrë, komuna thotë se synon të shfrytëzojë më racionalisht stafin ekzistues dhe, sa lejojnë nevojat dhe mundësitë buxhetore, të ruajë vendet e punës.

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka paralajmëruar se, për shkak të vështirësive financiare dhe mundësisë që një pjesë e mësimdhënësve të mbetet jashtë grantit, do të bëjë harmonizimin gradual të normave mësimore.

“Do të harmonizoj normat mësimore gradualisht duke mos shpallur konkurs për çdo mësimdhënës që del në pension, por në maksimum do të mundohemi që të bëjmë zgjidhjen në kuadër të mësimdhënësve aktualë që kemi në listë të pagave”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë.

Megjithatë, kjo drejtori vlerëson se barra e krijuar nga ulja e grantit kërkon edhe mbështetje dhe koordinim me nivelin qendror.

“Komuna nuk mund ta përballojë e vetme një barrë të tillë pa cenuar cilësinë dhe mbarëvajtjen e arsimit”, ka theksuar Drejtoria e Arsimit.

Gjakova ka integruar 13 paralele për shkak të numrit të ulët të nxënësve

Edhe në Gjakovë, rënia e numrit të nxënësve ka sjellë ndryshime në organizimin e rrjetit shkollor.

Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka bërë të ditur se nga viti shkollor 2017/2018 deri në vitin shkollor 2025/2026 janë ndërmarrë masa për racionalizimin e rrjetit shkollor, përfshirë integrimin dhe fuzionimin e paraleleve të ndara në kuadër të shkollave amë.

Sipas të dhënave të dërguara për Telegrafin, gjithsej 13 paralele të ndara janë integruar ose fuzionuar gjatë kësaj periudhe.

Bëhet fjalë për paralele të ndara në Fshej, Morinë, Lugbunar, Meqe, Mejë, Bishtazhin, Ponoshec, Shishmon, Nec, Vraniq, Gërgoc, Zhdrellë dhe Vogovë. Dokumenti i Drejtorisë së Arsimit tregon se këto bashkime janë bërë në periudhën 2018–2026 për shkak të numrit shumë të vogël të nxënësve të regjistruar.

Sipas Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, këto masa nuk janë ndërmarrë vetëm për arsye administrative, por si përgjigje ndaj ndryshimeve demografike dhe rënies së numrit të nxënësve.

Drejtoria vlerëson se formula aktuale e financimit dhe përcaktimit të pozitave në arsim paraqet një tjetër problem, pasi financimi për kokë nxënësi, i kombinuar me një formulë që sipas saj nuk i përshtatet plotësisht realitetit në terren, krijon vështirësi sidomos për shkollat me numër të vogël nxënësish.

“Nevojitet një rishikim i plotë i mënyrës së financimit të arsimit dhe i kritereve për përcaktimin e pozitave, në mënyrë që formula të jetë më e drejtë, më fleksibile dhe më e përshtatur me realitetin demografik të komunave”, ka thënë Drejtoria e Arsimit në Gjakovë për Telegrafin.

Për vitin shkollor 2026/2027, kjo drejtori ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të planifikimit të integrimit dhe fuzionimit të disa shkollave të pavarura me shkolla të tjera gjeografikisht të përshtatshme.

Sipas saj, për nxënësit që do të duhet të udhëtojnë më shumë se katër kilometra, Komuna e Gjakovës planifikon të sigurojë transportin, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjakova thotë se pagat mbulohen edhe nga buxheti komunal

Përveç organizimit të rrjetit shkollor, sfida paraqitet edhe në aspektin financiar.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjakovë, Durim Halilaj, ka thënë për Telegrafin se problematika me numrin e pozitave të aprovuara nga Ministria e Financave është duke i prekur komunat gjatë dy viteve të fundit.

Sipas tij, kjo lidhet edhe me formulën për stafin e arsimit dhe financimin për kokë nxënësi.

“Komuna e Gjakovës gjatë procesit të planifikimit të buxhetit përpiqet ta përmbushë këtë hendek duke ndarë mjete nga granti i përgjithshëm si dhe nga të hyrat vetanake për t’i mbuluar pagat e mësimdhënësve të niveleve të arsimit, për të siguruar proces të rregullt edukativo-arsimor”, ka deklaruar Halilaj.

Raporti i GAP-it, ndërkaq, e vendos këtë problem në një kontekst më të gjerë nacional, duke argumentuar se rënia e numrit të nxënësve dhe mënyra aktuale e financimit po krijojnë presion të shtuar mbi buxhetet komunale.

Përderisa komunat po përpiqen të përshtatin rrjetin shkollor dhe numrin e stafit me realitetin e ri demografik, mbetet çështje për diskutim nëse formula e financimit duhet të përshtatet më tej me ndryshimet në numrin dhe shpërndarjen e nxënësve nëpër komunat e Kosovës. /Telegrafi/

You Might Also Like

136 lindje për një javë në Klinikën e Gjinekologjisë
Mucunski në takim me Saar, nënshkruajnë dy dokumente për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Izraelit
Ia gjetën në shtëpi 883 fishekë në shtëpi, shoqërohet në Polici i dyshuari në Prishtinë
Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh” – i rekrutuar nga BIA serbe jepte informacione për Kosovën
Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate

LEXO GJITHASHTU

Brenda një javë lindën në QKUK 142 fëmijë, mes tyre binjakë e trenjakë
Brenda një javë lindën në QKUK 142 fëmijë, mes tyre binjakë e trenjakë
Lajme
SHBA-ja nis operacionin për të izoluar Iranin, sanksione mbi arin, teknologjinë, aviacionin dhe transportin
SHBA-ja nis operacionin për të izoluar Iranin, sanksione mbi arin, teknologjinë, aviacionin dhe transportin
Lajme
Ish-diplomati amerikan: Rusia po shfrytëzon përçarjet në Ballkanin Perëndimor
Ish-diplomati amerikan: Rusia po shfrytëzon përçarjet në Ballkanin Perëndimor
Lajme
Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj
Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj
Lajme
‘Do mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni’, AfD në Gjermani kryeson sondazhet zbulon planin nëse vjen në pushtet
‘Do mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni’, AfD në Gjermani kryeson sondazhet zbulon planin nëse vjen në pushtet
Lajme

You Might Also Like

Kërcënohet përmes një mesazhi në telefon një grua në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet
TOP Momenti

Kërcënohet përmes një mesazhi në telefon një grua në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet

August 25, 2026
Nga “topi i zjarrit” te “sulmi terrorist” – si u ndërtua dhe u përhap narrativa kundër Kosovës në mediat serbe
TOP Momenti

Nga “topi i zjarrit” te “sulmi terrorist” – si u ndërtua dhe u përhap narrativa kundër Kosovës në mediat serbe

August 25, 2026
Vetplagosja e një personi në Pejë, policia jep detaje
TOP Momenti

Vetplagosja e një personi në Pejë, policia jep detaje

August 25, 2026
Në gjendje të dehur sulmoi dy policë e dëmtoi dollapët në stacionin policor – i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje
TOP Momenti

Në gjendje të dehur sulmoi dy policë e dëmtoi dollapët në stacionin policor – i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?