Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni qeverisës ndërmjet partisë demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje pas zgjedhjeve.
Haxhiu u shpreh kategorikisht kundër një bashkëqeverisjeje të mundshme mes dy subjekteve politike, duke theksuar se nuk do ta mbështeste një formulë të tillë.
“Jo dhe jo. Nuk kam votë për një qeveri PDK–LVV. PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa LVV-ja do të shkojë në opozitë”, ka shkruar Haxhiu.

