By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu në samit: E ardhmja jonë është në BE, kërkon trajtim të barabartë për Kosovën në procesin e integrimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu në samit: E ardhmja jonë është në BE, kërkon trajtim të barabartë për Kosovën në procesin e integrimit
TOP Momenti

Haxhiu në samit: E ardhmja jonë është në BE, kërkon trajtim të barabartë për Kosovën në procesin e integrimit

Momenti
Published: June 5, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se përfshirja e vendit në proceset evropiane është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit.

Në një deklarim për media, Haxhiu ka thënë se samiti ku po merr pjesë Kosova është i rëndësishëm, pasi aty pritet të diskutohen çështje që lidhen me sigurinë dhe zgjerimin e BE-së, ndërsa ka nënvizuar se perspektiva e rajonit, sipas saj, është brenda unionit.

Your browser does not support the video tag.

“Duhet të theksoj se e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian i bashkuar dhe më i gjerë është përgjigjja më e fortë ndaj atyre që duan të krijojnë paqëndrueshmëri në Evropë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Kosova ka ndërmarrë reforma dhe se është e orientuar drejt të ardhmes evropiane, duke përmendur se vendi është i përputhur me forumin e BE-së dhe politikën e sigurisë.

Your browser does not support the video tag.

“Nga ky samit presim diskutime të frytshme nga të gjithë përfaqësuesit dhe rezultate pozitive”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se për këtë arsye Kosova, sipas saj, “meriton pyetësorin, statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave”.

Në fjalën e saj, Haxhiu ka vlerësuar se procesi i integrimit evropian nuk duhet parë vetëm si procedurë teknike, por si proces i lidhur me zhvillimin dhe vlerat demokratike.

“Integrimi në BE nuk është vetëm një proces teknik. Ka të bëjë me prosperitetin, ka të bëjë me paqen, demokracinë dhe dinjitetin për Evropën dhe për popullin tonë”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/

You Might Also Like

Malta fiton Evropianin ndaj Shqipërisë në garën e shteteve të vogla, Kosova e treta
Ditë me diell dhe temperatura të larta në Shqipëri
Kanadaja kalon tutje, fiton ndaj Afrikës së Jugut në minutat shtesë
Babë e bir vdesin në një aksident në Maznik të Deçanit
Babë e bir nga Deçani dyshohet se vdiqën pas kontaktin me rrymën, Policia jep detaje për rastin

You Might Also Like

Vrasje në Ferizaj
TOP Momenti

Vrasje në Ferizaj

June 29, 2026
Fillim jave përvëlues me temperatura deri në 38 gradë, më pas pritet freskim i motit
TOP Momenti

Fillim jave përvëlues me temperatura deri në 38 gradë, më pas pritet freskim i motit

June 29, 2026
Një i vdekur pas përleshjes me armë zjarri në Ferizaj
TOP Momenti

Një i vdekur pas përleshjes me armë zjarri në Ferizaj

June 28, 2026
Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite
TOP Momenti

Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?