Dy persona, babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit që vdiqën të dielën në mbrëmje kishin rënë në kontakt me rrymën.
Rasti është lajmëruar rreth orës 20:40, ndërsa të lënduarit kanë vdekur në orën 21:20 në Spitalin e Pejës.
Sipas Policisë ata dyshohet se përderisa ishin duke pastruar veturën në oborrin e shtëpisë janë lënduar nga kontakti me rrymën dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.
“Stacioni Policor nё Deçan me datёn 28.06.2026, rreth orёs 20:40, ёshtё njoftuar nga QKMF- Deçan, se janё pranuar dy persona tё cilёt dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën, dhe tё njëjtin janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё. Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se deri sa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën, pas dёrgimit nё emergjencën e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekësor rreth orës 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy viktimave”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dërguar nё Institutin e Mjekёsisё Ligjore nё Prishtinë pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njësitet kompetente.

