By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat
Lajme

Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat

Momenti
Published: August 30, 2026

U.D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, mendimet tona janë pranë familjarëve, të cilët për afër tri dekada presin përgjigje për më të dashurit e tyre. Janë edhe mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës, të cilët ende nuk janë gjetur. Për familjet, pritja vazhdon, ndërsa për Republikën e Kosovës ende vazhdon të jetë një kapitull i hapur, i cili nuk do të mbyllët derisa të gjendet edhe personi i fundit”, tha Haxhiu.

Your browser does not support the video tag.

Ajo tha se kërkimet për personat e zhdukur nuk janë ndalur, duke përmendur edhe gjetjet e fundit të mbetjeve mortore në disa lokacione.

“Kërkimet nuk janë ndalur. Vetëm vitin e fundit, në 17 lokacione janë gjetur mbetje mortore të 30 personave. Vetëm në muajin e fundit, në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, janë gjetur mbetje mortore të së paku 23 personave”, tha Haxhiu.

Ajo i falënderoi institucionet e Kosovës për, siç tha, punën dhe profesionalizmin e treguar në procesin e kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur.

“Pra, në këtë rast më duhet të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për profesionalizmin, për kujdesin e treguar, sidomos në këto dy lokacione… tri lokacionet e fundit: Policinë e Kosovës, Prokurorinë, Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisionin Qeveritar dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë proces të ndjeshëm”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, procesi po përballet me sfida për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga Serbia, ndërsa përsëriti kërkesën që Beogradi t’i hapë arkivat.

“Pra, gërmimet tregojnë që puna vazhdon, sikurse edhe tregojnë që në këtë proces të ndjeshëm kemi shumë sfida për shkak të mungesës së bashkëpunimit të Serbisë. Pra, siç e dini, edhe përkundër thirrjes tonë që Serbia të hapë arkivat — sepse nëse hapen ato arkiva, atëherë dihet se kush i ka dhënë urdhrat, kush i ka zbatuar urdhrat dhe ku janë trupat e personave të cilët ishin varrosur pasi që ishin vrarë — prandaj në këtë rast edhe një herë bëj thirrje që Serbia të hapë arkivat. Dhe në këtë rast presim që partnerët tanë ndërkombëtarë të bëjnë presion mbi Serbinë që e njëjta t’i hapë arkivat”, tha Haxhiu.

U.D. e Presidentes tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë punën deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur.

“Ne do të vazhdojmë punën me përkushtim maksimal derisa, siç e përmenda edhe më herët, të gjendet edhe personi i fundit”, shtoi Haxhiu.

The post Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

26 raste zjarresh në 24 orë në Shqipëri
Islanda pret rezultatin e referendumit për rikthimin e negociatave me BE-në
Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran
Kurti: S’mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë, ndërkombëtarët të bëjnë trysni
Caktohen çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër

LEXO GJITHASHTU

Zjarret në vend, 4 vatra mbeten aktive – situata më problematike në Malin e Dajtit
Zjarret në vend, 4 vatra mbeten aktive – situata më problematike në Malin e Dajtit
TOP Momenti
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, tetë mbeten ende aktive
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, tetë mbeten ende aktive
TOP Momenti
Mbi 1,500 të zhdukur, Haxhiu e Kurti kërkojnë nga Serbia hapjen e arkivave
Mbi 1,500 të zhdukur, Haxhiu e Kurti kërkojnë nga Serbia hapjen e arkivave
TOP Momenti
Dhunë në familje në Gjakovë, gruaja merr tretman mjekësor
Dhunë në familje në Gjakovë, gruaja merr tretman mjekësor
TOP Momenti
Kurti: S’mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë, mdërkombëtarët të bëjnë trysni
Kurti: S’mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë, mdërkombëtarët të bëjnë trysni
Lajme

You Might Also Like

Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes
Lajme

Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes

August 30, 2026
Një i vdekur e disa të plagosur pas të shtënave në një party rave në Zvicër
Lajme

Një i vdekur e disa të plagosur pas të shtënave në një party rave në Zvicër

August 30, 2026
Një ‘makine e re e zbulimeve’ e NASA-s po lëshohet për ta zbërthyer universin e padukshëm
Lajme

Një ‘makine e re e zbulimeve’ e NASA-s po lëshohet për ta zbërthyer universin e padukshëm

August 30, 2026
Një tërmet i fortë u ndje pas mesnate në Shqipëri
Lajme

Një tërmet i fortë u ndje pas mesnate në Shqipëri

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?