Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar edhe sot çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme dhe të nesërme.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot dhe nesër është 1.70 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.53 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.63 cent për litër.
Çmimi për naftën është liruar 1 cent kahasuar me ditën e djeshme sa ishte 1.71 euro-centë. Derisa çmimi i benzinës dhe gazit mbetet i pandryshuar prej ditës së djeshme.
Si rrjedhojë e luftës së nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.
The post Caktohen çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër appeared first on Gazeta Express.

