By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
TOP Momenti

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Momenti
Published: June 6, 2026

Kosova duhet të dëshmojë me vepra se është e gatshme për avancimin e aspiratave të saj euroatlantike dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Kështu ka deklaruar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë ku ka folur për pritjet e aleatëve ndaj Kosovës dhe rrugën e saj drejt integrimeve.

Sipas ambasadorit britanik, Londra mbështet fuqishëm Kosovën në synimet e saj për t’u afruar me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, por ka theksuar se progresi nuk është i garantuar.

Your browser does not support the video tag.

“Mbretëria e Bashkuar dëshiron ta shohë Kosovën të ketë sukses si një shtet modern evropian dhe e mbështet fuqishëm ambicien e saj për të thelluar lidhjet me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Por ky progres nuk është automatik. Kosova duhet t’i bindë aleatët se është e gatshme. Kjo varet nga tri gjëra: demokraci e besueshme, me zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse; institucione funksionale, përfshirë një qeveri stabile të aftë për kompromis ndërpartiak; dhe një shtet multietnik që siguron trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet”, tha Hargreaves për IndeksOnline.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se në rrethanat aktuale ndërkombëtare, partnerët e Kosovës po kërkojnë shtete të afta për të marrë vendime dhe për të vepruar me efikasitet.

“Në një kohë të presioneve më të gjera globale, partnerët e Kosovës po kërkojnë aleatë të besueshëm dhe efektivë. Kosova mund të jetë një prej tyre, por duhet të tregojë se mund të marrë vendime dhe të ecë përpara”, deklaroi ambasadori britanik.

Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe stabilitetit politik për të avancuar pozicionin ndërkombëtar të vendit teksa shtoj se ngërçi aktual rrezikon ta dobësojë besueshmërinë e Kosovës dhe t’u japë mundësi të tjerëve të minojnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e saj.

“Kosova duhet të jetë krenare për historikun e saj demokratik. Edhe Mbretëria e Bashkuar është krenare që ka qenë përkrah Kosovës në këtë rrugëtim. Por ngërçi aktual rrezikon ta dobësojë besueshmërinë e Kosovës dhe t’u japë mundësi të tjerëve të minojnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e saj”, ka thënë ambasadori britanik.


source

You Might Also Like

Përmbyllet pa sukses takimi i radhës i Komisionit Historik Maqedoni e Veriut–Bullgari
Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet jashtë BE-së
Nga Inteligjenca Artificiale te mirëqenia e mësuesve, konferenca e “Dukagjinit” dhe “Pearson” mbledh profesionistët e arsimit
Diplomohet gjenerata 2026 e Kolegjit Universum në Ferizaj, ndahen 5 bursa studimi
Arifi: Raportet me SHBA-të dhe aletët, në nivelin më të ulët në histori të Kosovës!

You Might Also Like

Kreu i KQZ-së nesër voton në Pejë në shkollën “Lidhja e Prizrenit”
TOP Momenti

Kreu i KQZ-së nesër voton në Pejë në shkollën “Lidhja e Prizrenit”

June 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Shishovë të Shkupit, MPJ jep detaje
TOP Momenti

Të shtëna me armë zjarri në Shishovë të Shkupit, MPJ jep detaje

June 6, 2026
Kryeziu (DnV): KQZ ka masa të reja për të garantuar që vota e secilit kandidat do të numërohet drejt
TOP Momenti

Kryeziu (DnV): KQZ ka masa të reja për të garantuar që vota e secilit kandidat do të numërohet drejt

June 6, 2026
Balla publikon foton: Makinat me targa serbe pse duhet të jenë në protestë?!
TOP Momenti

Balla publikon foton: Makinat me targa serbe pse duhet të jenë në protestë?!

June 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?