Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se AAK-ja nuk do të jetë dhe nuk ka interesim për t’u bërë pjesë e qeverisë “Kurti”.
“Ne s’jemi të interesuar të bëhemi pjesë e qeverisë ‘Kurti’, nuk ka AAK-ja kësi ëndrrash”, tha Haradinaj.
“Ai ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total”, tha ai.
Haradinaj tha se do të ishte mirë që “opozita ta bëjë një marrëveshje mes vete” dhe të tejkalojë pengesat.
“Është më mirë që opozita me bë një marrëveshje mes vete…Është mirë mi tejkalu disa pengesa, e di që nuk arrihet lehtë se edhe në opozitë njerëzit kanë ambicie”, tha Haradinaj në T7.
Haradinaj tha se AAK-ja nuk vendos asnjë kusht.
“Nuk qesim asnjë kusht”, tha Haradinaj. I pyetur, “as postin e presidentit nuk e pretendoni?”, Haradinaj tha “jo, asnjëherë”.

