By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LDK-ja në trazira të brendshme, VV jep sinjale për negociata – Aleanca përjashton koalicionin me Kurtin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LDK-ja në trazira të brendshme, VV jep sinjale për negociata – Aleanca përjashton koalicionin me Kurtin
TOP Momenti

LDK-ja në trazira të brendshme, VV jep sinjale për negociata – Aleanca përjashton koalicionin me Kurtin

Momenti
Published: June 25, 2026

Pas zgjedhjeve parlamentare, skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të re negociatash, por edhe të pasigurisë. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca më e madhe politike, formimi i institucioneve të reja vazhdon të mbetet sfidë për shkak të qëndrimeve të kundërta ndërmjet partive.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai ka theksuar se synimi është që “vullneti i qytetarëve të përkthehet në institucione funksionale”, duke paralajmëruar një fazë intensive konsultimesh politike.

Your browser does not support the video tag.

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

Megjithatë, rruga drejt një marrëveshjeje nuk duket e lehtë. Sipas zhvillimeve të fundit, VV-ja nuk e sheh PDK-në si partner qeverisës, ndërsa nga kampi opozitar vazhdon rezistenca ndaj një bashkëpunimi me Kurtin.

Kjo e bën LDK-në faktorin më të përfolur në kalkulimet për shumicën e ardhshme parlamentare.

Në LDK të martën tri degë kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Abdixhiku refuzoi e u kërkoi kryetarëve të degëve ta bëjnë një gjë të tillë. Madje me akuza për sabotim.

Abdixhiku ose Haziri, LDK-ja kërkon postin e presidentit

Nga kjo parti, është paralajmëruar mundësia për negocim me Vetëvendosjen. Nënkryetari Lutfi Haziri ka përmendur një “pako gjithëpërfshirëse” për president, Qeveri e Kuvend.

Një sinjal i ri ka ardhur edhe nga vetë Vetëvendosje për çështjen e presidentit. Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se partia është e hapur për diskutime rreth një kandidati konsensual për president.

Ajo ka shmangur megjithatë të japë garanci për ndonjë koalicion të ri qeverisës, duke deklaruar: “Nuk mund të them sot që do të qeverisim me një parti tjetër.”

VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër

Nagavci ka shtuar se fokusi aktual mbetet krijimi i institucioneve dhe sigurimi i stabilitetit politik, ndërsa bisedimet me subjektet tjera politike janë ende të hapura.

Rreth këtyre zhvillime nuk është se ka pasur përgjigje konkrete nga kreu i PDK-së, Bedri Hamza. Ai më herët ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe.

Në anën tjetër, ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Kurti. Ai ka qenë kritik ndaj qasjes së VV-së ndaj LDK-së.

“Ne s’jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti, nuk ka AAK kësi ëndrrash. Ai ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka ritheksuar se Aleanca nuk do të marrë pjesë në një qeveri të drejtuar nga Vetëvendosje dhe ka bërë thirrje për koordinim më të madh të partive opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe krijimit të institucioneve.

​Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total

Aktualisht, panorama politike karakterizohet nga tri pozicione kryesore: VV-ja nuk dëshiron bashkëqeverisje me PDK-në, Aleanca refuzon një qeveri me VV-në, ndërsa LDK-ja po përballet me debate dhe ndarje të brendshme që e bëjnë të paqartë rolin e saj në negociatat e ardhshme.

Për këtë arsye, formimi i Qeverisë dhe sidomos zgjedhja e presidentit pritet të jenë temat kryesore të javëve në vijim.

Mbështetje Kurtit për një mandat tjetër si kryeministër i ka dhënë Elbert Krasniqi, deputet i zgjedhur nga komuniteti egjiptian. Ai ka thënë se 8 ose 9 deputetë të komuniteteve joshumicë janë të gatshëm ta mbështesin formimin e qeverisë së re nga Kurti.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Vetëvendosje siguroi 53 ulëse. Për formimin e Qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit mjaftojnë 61 vota. Për zgjedhjen e presidentit, në dy rundet e para të votimit duhen 80 vota.

PDK-ja doli e dyta në zgjedhje dhe siguroi 22 ulëse. LDK-ja e treta ka 18 e AAK-ja e katërta ka 7 deputetë. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Theret për vdekje një 14-vjeçar në Prizren
PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë
Përkrah Kosovës që nga fillimi i ndërhyrjes së NATO-s dhe vendi i parë që njohu pavarësinë, çka thuhet në letrën e kryeministrit britanik?
Sot temperatura të larta, indeksi UV i lartë – rekomandohet kujdes i shtuar
Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

LEXO GJITHASHTU

Vrasja e të miturit në Prizren: Në pranga një 17-vjeçar
Vrasja e të miturit në Prizren: Në pranga një 17-vjeçar
Lajme
Në Kalludër kujtohen të zhdukurit, institucionet vizitojnë varrin masiv
Në Kalludër kujtohen të zhdukurit, institucionet vizitojnë varrin masiv
Lajme
Vrasje në Prizren: Vdes një 14-vjeçar pas therjes me thikë
Vrasje në Prizren: Vdes një 14-vjeçar pas therjes me thikë
Lajme
Trump firmosi ndryshimin e emrit të liqenit kufitar, Carney i përgjigjet: Do të quhet Ontario sot e përgjithmonë
Trump firmosi ndryshimin e emrit të liqenit kufitar, Carney i përgjigjet: Do të quhet Ontario sot e përgjithmonë
Lajme
Aleanca mban sot konferencë për media në Kuvend, nis në ora 10:00
Aleanca mban sot konferencë për media në Kuvend, nis në ora 10:00
Lajme

You Might Also Like

Pas dy vrasjeve, shoqëria civile kërkon që femicidi të trajtohet si urgjencë
TOP Momenti

Pas dy vrasjeve, shoqëria civile kërkon që femicidi të trajtohet si urgjencë

August 28, 2026
Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
TOP Momenti

Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur

August 28, 2026
Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar
TOP Momenti

Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar

August 28, 2026
Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit
TOP Momenti

Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?