Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi, tha se kërkesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për “kohë shtesë” është episodi i radhës në “serialin për shkatërrimin e LDK-së”.
Por, Abazi thotë se kjo përbën edhe goditjen e radhës për rendin kushtetues
“Kushtetuta e Kosovës nuk është Kampionat Botëror që të kërkosh vazhdime dhe 11-metërsha. Kjo është Kushtetutë. Rregulla. Afate. Republikë. Por Kurti po mendon se po luan me rregullat e FIFA-s, jo me rregullat e shtetit”.
Abazi tha se Kurti nuk po kërkon kohë shtesë për Kosovën, por “po kërkon kohë shtesë për ta lodhur, për ta dërrmuar dhe për ta poshtëruar LDK-në deri sa të thotë “po” nga rraskapitja dhe përçarja!”.
“Është e njëjta taktikë e vjetër: Krijo krizën, fajëso LDK-në për krizën, pastaj dil hero se po e zgjidh krizën që vetë e krijove. Problemi është që këtë lojë po e luan me Kushtetutën. Dhe kur luan me Kushtetutën si të ishte lojë futbolli, nuk e shkatërron vetëm LDK-në. E shkatërron vetë shtetin. Kushtetuta nuk ka “kohë shtesë”. Ka vetëm skadencë”.
The post Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime appeared first on Gazeta Express.

